Ekstradimi

Neser eshte eshte vendosur ekstradimi drejt Shqiperise i shtetasit L.D. Doja me shume informacion nese vertet neser do jete i mundur ekstradimi i tij? Faleminderit,


Qytetari: S. F. Data: 18 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Ekstradimi”

  1. Pershendetje! Edhe ne vijim te pergjigjes se koleges, bej me dije se: Neni 499 Kodit te Procedures penale percakton,disponimin për ekstradimin:
    1. Ministria e Drejtësisë disponon për ekstradimin brenda tridhjetë ditëve nga data që vendimi i gjykatës ka marrë formë të prerë. Me mbarimin e këtij afati, edhe kur nuk është disponuar nga Ministri, personi për të cilin është kërkuar ekstradimi, në qoftë se është i burgosur, lirohet.
    2. Personi lirohet edhe në rast refuzimi të kërkesës së ekstradimit.
    3. Ministria e Drejtësisë i komunikon shtetit kërkues vendimin dhe, kur ky është pozitiv, vendin e dorëzimit dhe datën nga fillimi i së cilës do të jetë e mundur të veprohet. Afati i dorëzimit është pesëmbëdhjetë ditë nga data e caktuar dhe me kërkesë të arsyetuar të shtetit kërkues mund të zgjatet edhe pesëmbëdhjetë ditë të tjera. Kur ka shkaqe që nuk varen nga palët, mund të caktohet një datë tjetër dorëzimi, por gjithmonë duke u zbatuar afatet e caktuara në këtë paragraf.
    4. Vendimi i ekstradimit e humbet fuqinë dhe i ekstraduari lirohet kur shteti kërkues nuk vepron, në afatin e caktuar, për marrjen në dorëzim të të ekstraduarit. Perfundimisht sa ju relatoni, nuk rezulton te kete asnje pengese qe te mos lejoje ekstradimin! Faleminderit

  2. Pershendetje
    Nese ka nje vendim ekstradimi atehere ai eshte i detyrueshem te ekzekutohet nga organet kompetente sipas percaktimeve ne kete vendim. Nese keni nje pyetje konkrete rreth procedures, mund te na i adresoni.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet