Ekstradim nga Italia ne Shqiperi

Pershendetje,

Kam xhaxhain ne burg ne Itali. Ka bere kerkesen per ekstradim dhe Italia ia ka pranuar, por nuk dime nese ka ardhur fashikulli i tij ne Ministrine e Drejtesise ne Tirane dhe pse nuk po e pranojne (nuk po e sjellin)… Duam ta sjellim urgjentisht se ka prinderit shume te semure e duan ta shohin pasi kane vite pa e pare… Kemi bere kerkese ne ministri, kam derguar njeri atje per t’u interesuar, kam shkruar kudo dhe  asnje pergjigje .. Si mund te veprojme? Ju lutem na ndihmoni pse nuk na japin nje pergjigje nese kane ardhur dokumentat e tij apo jo? Si te veprojne qe te vijne sa me shpejt? … Ju faleminderit!


Qytetari: R. R. Data: 25 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ekstradim nga Italia ne Shqiperi”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Kerkesa per ekstradim, ne cdo rast behet ne rruge institucionale. do te thote ne rastin konkret, mbi ekstradimin nga jashte shtetit, Kodi i Procedures Penale i RSH parashikon se:

    1. Ministria e Drejtësisë është kompetente që t’i kërkojë një shteti të huaj ekstradimin e një personi të proceduar ose të dënuar penalisht, ndaj të cilit duhet të ekzekutohet një masë që kufizon lirinë personale.
    Për këtë, prokurori pranë gjykatës në territorin e së cilës procedohet ose është dhënë vendim dënimi, i bën kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, duke i dërguar aktet dhe dokumentet e nevojshme. Kur nuk e pranon kërkesën, Ministria njofton autoritetin që e ka bërë atë.
    2. Ministria e Drejtësisë është kompetente të vendosë në lidhje me kushtet e vëna eventualisht nga shteti i huaj për të dhënë ekstradimin, kur ato nuk vijnë në kundërshtim me parimet themelore të rendit juridik shqiptar. Autoriteti procedues detyrohet të respektojë kushtet e pranuara.

    Nga sa me siper gjykoj se ju duhet te merrni nje informacion dhe nga institucionet perkatese italiane, qe te dini si te veproni me pas – qofte dhe ne hartimin e nje kerkese te sakte per informacion drejtuar autoriteteve shteterore pergjegjese ne Shqiperi.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet