Ekspuls ne zonen Schengen

Pershendetje! Ne daten 26.11.2018 une u ktheva nga Suedia duke marre edhe ekspuls per te gjithe zonen Schengen. Shteti suedez me dha 2 vite ekspuls. Une tashme e kam plotesuar gjysmen e denimit, por kam dhe nje vit per ta plotesuar totalisht. Desha te informohem nga ju nese eshte e mundur qe ta heq ne menyre te parakohshme ekspulsin? Si mund te veproje? Faleminderit paraprakisht,


Qytetari: A. P. Data: 8 January , 2021, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Ekspuls ne zonen Schengen”

  1. Pershendetje. Pyetja qe ju keni adresuar rregullohet nga legjislacioni i Bashkimit Europian dhe i shteteve anetare dhe jo nga legjislacioni shqiptar, per te cilin platforma juristionline, ofron keshillim ligjor. Pavaresisht kesaj, ju bejme me dije se ju keni te drejte te kerkoni heqie te ndalimit per te hyre ne zonen Shengen perpara perfundimit te afatit te ketij ndalimi, nese keni nje shkak ligjor. Konsiderohet si shkak i ligjshem, ekzistenca e nje kontrate pune, ne nje vend anetar dhe/ose bashkimi familjar me nje shtetas te nje shteti anetar. Ne cdo rast, do te jene autoritetet suedeze ato qe do te bejne vleresimin e kerkeses dhe do te vendosin lidhur me heqjen e ndalimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet