Ekspert per pamjet filmike

Pershendetje,

Nese dua te provoj nje pretendim tim duke e bazuar dhe faktuar me pamje filmike (video), gjykata do te caktoj ekspert per kete gje apo e shikon vet? Nese cakton ekspert sa eshte tarifa e tij? A ka gjykata ekspert te tille? Behet fjale per nje gjykim civil. Faleminderit,


Qytetari: M. P. Data: 9 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ekspert per pamjet filmike”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nese doni te provoni bazueshmerine e pretendimeve tuaja ne nje proces civil, doktrina si dhe praktika ka parashikuar llojet e provave qe mund te merren dhe te paraqiten ne gjykate, nder te cilat filmat grafike, kinemtografike dhe regjistrime te tjera.
    Ne varesi te llojit te çeshtjes civile qe ju keni do te shprehet dhe gjykata ne lidhje me percaktimin e llojit te ekspertit, ne perputhje me ceshtjen tuaj dhe bindjen e gjykates.
    Bashkelidhur do te gjeni dhe Udhezimin nr. 33, date 29.12.2014, “PËR PËRCAKTIMIN E TARIFËS SË SHËRBIMIT PËR VEPRIME E SHËRBIME TË ADMINISTRATËS GJYQËSORE E
    MINISTRISË SË DREJTËSISË, PROKURORISË DHE NOTERISË”.
    http://www.pp.gov.al/web/udh_zim_i_p_rbashk_t_per_tarifat_e_adm_958.pdf

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet