Ekspert per pamjet filmike

Pershendetje,

Nese dua te provoj nje pretendim tim duke e bazuar dhe faktuar me pamje filmike (video), gjykata do te caktoj ekspert per kete gje apo e shikon vet? Nese cakton ekspert sa eshte tarifa e tij? A ka gjykata ekspert te tille? Behet fjale per nje gjykim civil. Faleminderit


Qytetari: M. P. Data: 11 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ekspert per pamjet filmike”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ne rastet kur prova perfshin ekzaminime teknike, zakonisht gjykata cakton nje ekspert i cili emërohet
    nga vete gjyqtari. Vendimi për emërimin e ekspertit i njoftohet atij nga sekretaria e gjykatës, e cila njofton gjithashtu edhe datën kur duhet të paraqitet në seancën e përcaktuar. Gjykata, pasi merr edhe mendimin e palëve, i cakton ekspertit çështjet për të cilat duhet të merret mendimi i tij.
    Ne rast se eksperti kerkohet prej jush, gjykata vendos edhe pagimin e shpenzimeve të ekspertit dhe afatin e përmbushjes së këtij detyrimi. (Pagesa e ekspertetit eshte e percaktuar, me udhezim)

    Gjykata cakton një ekspert nga regjistri elektronik për ekspertët i administruar nga Ministria e Drejtesise. Gjyqtari cakton një ekspert jashtë regjistrit elektronik, vetëm kur, për nevoja të procesit, eksperti nevojitet nga fusha të veçanta ekspertize, për të cilat ligji nuk parashikon licencimin e tyre. (Neni 224/d dhe nenet 225 e ne vijim te Kodit te Procedures Civile)

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet