Efektet ligjore ne rast tejkalimi te afateve te ekstradimit

Pershendetje,

Do te doja nje informacion ne lidhje me ekstradimet drejt shtetit Italian, ne kushtet kur kane kaluar te gjitha afatet proceduriale.
A sjell kjo shkelje te procesit te rregullt dhe mund te kerkoj heqjen e mases se arrestit me burg duke patur ne konsiderate edhe Kodin e Procedures Penale, i cili parashikon lirimin e personit kur kalohet afati.  Personi duhet te ishte ekstraduar qe me date 17 mars.

Faleminderit,


Qytetari: R. N. Data: 14 April , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Efektet ligjore ne rast tejkalimi te afateve te ekstradimit”

  1. Pershendetje!
    Ne lidhje me masat shtrenguese, ku perfshihet dhe arresti me burg, qe lidhen me ekstradimin e individeve ne shtete te huaja per ekzekutim te denimeve me burg per veprat penale duhet mbajtur parasysh se ato mund te jepen nga gjykata ne keto momente:
    1. PERPARA SE TE KETE ARDHUR KERKESA PER EKSTRADIM. Ne kete rast keto masa zgjasin nga 18 deri ne 40 dite nga arresti dhe shuhen nese nuk vjen kerkesa per ekstradim dhe dokumentacioni shoqerues;
    2. MASA SHTRENGUESE TE CILAT MERREN PASI KA ARDHUR KERKESA PER EKSTRADIM. Ne kete rast keto masa zgjasin deri ne 3 muaj nga dita e ardhjes se kerkese per ekstradim. Me kerkese te prokurorit keto masa mund te zgjaten dhe 30 dite. Keto masa shuhen nese brenda afatit te tyre ligjor nuk shprehet gjykata per ekstradimin. Ne rast se ndaj vendimit te gjykates se shkalles se pare behet ankim ne gjykate apeli apo Gjykate te Larte vlen i njejti afat por ne kete rast numerimi i diteve fillon nga data qe gjykata (Apeli apo e Larta) merr dosjen.
    3. MASA SHTRENGUESE NE BAZE TE NJE URDHER ARRESTI NDERKOMBETAR. Ne kete rast pas arrestimit nga policia individi brenda 48 oreve dergohet perpara gjykates e cila mund te marre nje mase shterguese si arresti me burg. Ne kete rast afati i masave sherguese eshte si ne piken 2 ketu me lart.
    Ne rast se ndaj familjarit tuaj eshte merre vendimi i gjykates per ekstradim (vendim i formes se prere) atehere ai mund te mbehet ne burg deri ne
    1. 30 dite per disponimin mbi vendimin e ekstradimit nga Ministria e Drejtesise;
    2. Deri ne tridhjete dite per dorezimin te autoritetet e shtetit te huaj.
    Ne rast se shkelen keto afate si me lart vendimi i ekstradimit e humbet fuqinë dhe individi lirohet.

    Duke mare shkak nga situata e epidemise se COVID 19, si dhe ne kuader te Akt normativ Nr.9, datë 25.3.2020 “Per marrjen e masave te veçanta ne fushen e veprimtarise gjyqesore, gjate kohëzgjatjes se gjendjes se epidemise se shkaktuar nga COVID-19” duhet te mbani parasysh kushtet qe veprimtaria e zakonshme e gjykatave eshte pezulluar. Per ndryshimin e mases shterguese apo revokimin e tyre, ju ose avokati qe perfaqeson duhet te ushtroni kerkese per shuarjen e mases shtrenguese/mases se sigurimit personal dhe lirimin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet