Efektet e veprimeve te Avokatit te Popullit

Pershendetje,

Nese une i drejtohem institutucionit te Avokatit te Popullit per nje çeshtje pronesie dhe ma njeh kete te drejte ose nuk na njeh kete te drejte, dua te di nese une pas ketij vendimi a mund te hap proçes gjyqesor apo nuk hap dot me?

Flm


Qytetari: X. G. Data: 8 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Efektet e veprimeve te Avokatit te Popullit”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    2

    Pershendetje,

    Avokati i popullit nuk eshte shkalle gjykimi. Jane Gjykatat ato te cilat nepermjet shprehjes se tyre me vendime japin drejtesi. Avokati i Popullit ne Republikën e Shqiperise perfaqeson nje mekanizem shteteror, jashte strukturave gjyqesore, per hetimin e pavarur te ankesave, kerkesave apo njoftimeve te qytetareve ndaj sjelljes, vendimeve, veprimeve apo mosveprimeve te parregullta apo te paligjshme te administrates publike.
    Avokati i popullit pasi merr nje ankese, kerkese e shqyrton dhe pasi e pranon, mund te kryeje hetime administrative, te kerkoje shpjegime nga organet e administrates publike, te marre ne pyetje persona te cilat kane lidhje me ceshtjen, te kerkoje ekspertiza etj.
    Pas perfudimit te veprimeve te mesiperme ai sqaron ankuesin nese te drejta e tij jane shkelur ose jo, ben rekomandime ndaj organeve te administrates publike per venine ne vend te se drejtes se shkelur, rekomandime per organet e administrates publike per marrje masash, i rekomandon prokurorisë të fillojë hetime në qoftë se vëren se është konsumuar figura e një vepre penale, iu rekomandon personave të dëmtuar të paraqesin padi në gjykatë, kërkon te merren masa administrative ndaj personave te cilet nuk bashkepunojne sipas rekomandive te tij etj.
    Nga sa me siper kuptohet se Avokati i Popullit rekomandon, por nuk detyron.

    Faleminderit

  2. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:
    2

    Pershendetje,

    Funksioni i Institucionit te Avokatit te Popullit eshte mbrotja e te drejtave, lirive dhe interesave te ligjshme, te cilat jane cenuar si rezultat i veprimit ose mosveprimt te paligjshem te organeve te administrates publike.
    Nepermjet veprimatrise te tij, ky institucion mund te kerkoje informacion mbi cenimin e pretenduar nga institucionet e administrates publike, por ne asnje rast nuk eshte kompetence e tij vendimarrja mbi njohjen ose mosnjohjen e se drejtes se pronesise. Si pasoje, ju mund ti drejtoheni drejteperdrejte juridiksionit gjyqesor nese keni pretendime mbi te kete te drejte, pasi relacioni i hartuar nga Avokati i Popullit mbi hetimin e ceshtjes nuk eshte kusht i domosdoshem apo ezuarues. Nese relacioni eshte ne interesin tuaj, mund ta perdorni ne procesin gjyqesor qe mund te hapni.

    Gjithe te mirat!

  3. 2

    Pershendetje,

    Avokati i popullit eshte organ monitorues dhe ka kompetenca keshillimore, te jape rekomandime. Ai nuk merr vendime, apo akte te tjera administrative. Nje mendim i avokatit te popullit qe ju njeh nje te drejte, njekohesisht permban dhe rekomandimet perkundrejt organeve perkatese te administrates publike per te marre masat e nevojshme. Organet e administrates publike kane detyrim ligjor t’i kthejne pergjigje Avokatit te Popullit dhe ky i fundit mund te propozoje marrjen e masave te caktuara ligjore, apo individuale, por vete Avokati i Popullit nuk ka kompetence qe t’ju njoh nje te drejte. Njekohesisht nese Avokati i Popullit eshte i mendimit se ju nuk keni te drejte ne ankesen e paraqitur, kjo nuk ua mohon te drejten per t’ju drejtuar organeve kompetente administrative, apo edhe gjykates. Per ne gjykate, nje qendrim i avokatit te popullit nuk ka fuqi provuese. Megjithate, per ju perben nje fillese per te kuptuar natyren e te drejtes se shkelur, hapat e metejshem per t’u ndjekur dhe ne mjaft raste ndihmon ne procesin e hetimit administrativ, apo edhe te marrjes se masave nga ana e institucioneve publike.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet