Edhe sa duhet te pres?

Pershendetje juristi online. Ne shkurt te 2020 ne aksionin e policise bastet sportive, jam shoqeruar dhe me pas arrestuar per veprimtarin e basteve sportive, me proven e vetme nje smartphone i cili permbante 3-4 foto ndeshjesh e asgje tjeter. Gjykata e apelit me dha detyrim paraqitje dhe qe prej atehere nuk kam marre asnje lajm apo pergjigje. Kam bere kerkese me shkrim ne prokurori per kthimin e aparatit celular dhe nuk me kane kthyer pergjigje. Doja te dija nese ka ndonje afat kohor per keto procedura sepse po behet nje kohe pre 8 muajsh qe une nuk po marre asnje pergjigje? Faleminderit,


Qytetari: B. L. Data: 3 November , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Edhe sa duhet te pres?”

  1. Pershendetje! Ne fillim ju duhet te sqaroni, me qarte, mbi vendimin e gjykates se apelit, e cila ka vendosur ” detyrim paraqitje” ky vendim eshte vendim mbi caktimin e mases se sgurimit personal apo eshte vendim themeli, vendim mbi denim perfundimtar; Sqarojme se, Neni 212 i K. Pr Penale, parashikon se,
    1. I pandehuri, personi tek i cili janë sekuestruar sendet dhe ai që ka të drejtë ne kërkimit të tyre, mund të bëjë ankim në gjykatë, e cila merr vendim të arsyetuar brenda 10 ditëve.
    2. Kundër vendimit të gjykatës lejohet ankim brenda 5 ditëve. Gjykata e apelit jep vendim të arsyetuar brenda 10 ditëve nga marrja e akteve.
    3. Ankimi nuk e pezullon zbatimin e vendimit,,,,,,;Pra, Ju mund ta ndiqni gjyqesisht kthimin e sendit, por ne rast se ende nuk ka perfunduar gjykimi, mendoj qe edhe gjykata do te refuzoj kthimin e telefonit sepse mund ta cmoje si prove themelore qe duhet mbajtur e sekuestruar deri ne perfundim te procesit! Faleminderit( 212 K, Pr P eshte baza fixe ligjore)

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet