E drejta per t’u informuar si punekerkuese e papune

Pershendetje,

Kam kerkuar informacion zyrtar prane Posta shqiptare sh.a ne lidhje me rekrutimin dhe ku behen shpalljet publike e vendeve te lira te punes. Posta shqiptare kthen pergjigje se jemi duke ndertuar nje dritare ne faqen zyrtare per te publikuar vendet e lira te punes, bazuar ne rekomandimin e Kontrollit te Larte te Shtetit. Momentalisht njoftimet afishohen ne sportelet e filialeve te cdo rrethi.
Me kete menyre njoftimi, a vleresoni se me jane shkelur te drejtat e mia si qytetare dhe te drejtat si punekerkuese e papune?

Faleminderit,


Qytetari: B. M. Data: 27 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “E drejta per t’u informuar si punekerkuese e papune”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne rastin konkret kemi te bejme me shpalljen e vendeve vakante te punes nepermjet afishimit publik i cili perben nje nder format publike te informimit.
    Nese ju deshironi te keni nje informacion me te detajuar ne lidhje me vendet vakante te shpallura nga Posta Shqiptare, ju mund te dergoni nje kerkese per informacion, drejtuar Postes Shqiptare e cila ka detyrimin t’ju ktheje pergjigje brenda 10 diteve pune.
    Nese jeni punekerkuese aktive, ju mund te regjistroheni prane Zyrave te Punes te cilat, ne perputhje me kualifikimet tuaja, ju njoftojne per vende pune vakante ne sektorin privat.

    Falemniderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet