E drejta per te komunikuar me femijen

Pershendetje! Jam ne proces divorci dhe kemi edhe nje djale 7 vjec qe gjate kesaj kohe ka jetuar me teper me ish gruan. Sa here une i kerkoj qe te vij te marr djalin ajo refuzon e kohet e fundit nuk ma nxjerr me as ti flas ne telefon. Cfare te drejtash kam une si i ati i djalit? E cfare hapash duhet te ndjek? Faleminderit


Qytetari: A. B. Data: 2 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “E drejta per te komunikuar me femijen”

  1. Pershendetje,

    Fëmija i mitur ka te nevojshme të kalojë kohë ose të mbajë marrëdhënie vetjake të rregullta dhe të ketë takime të drejtpërdrejta me te dy prinderit. Prindi ose kujdestari nuk mund ta ndalojë fëmijën për të mbajtur marrëdhënie vetjake me të afërmit, me përjashtim të rastit kur gjykata vendos ndryshe, për shkaqe që dëmtojnë zhvillimin fizik, psikologjik ose moral të fëmijës. Per sa kohe gjykata ende nuk eshte shprehur ne lidhje me kujdestarine e femijes, dhe caktimin e datave te takimit te femijes me prindin jokujdestar atehere eshte ne interesin me te larte te femijes qe:
    marrëdhëniet personale midis femijes dhe prindereve të ndërtohen nëpërmjet:
    a) takimeve ndërmjet fëmijës dhe prindit ose një personi tjetër te aferm i cili ka të drejtë të mbajë
    kontakte me fëmijën;
    b) vizitave të fëmijës në mjedisin e banimit;
    c) banimit të përkohshëm të fëmijës te një i afërm ose person, i cili nuk jeton rregullisht me fëmijën;
    ç) korrespondencës ose çdo forme tjetër komunikimi me fëmijën;
    d) dërgimit të informacionit fëmijës, lidhur me prindërit e tij ose personat e tjerë që, sipas ligjit, kanë të drejtë të mbajnë marrëdhënie personale me fëmijën;
    etj.

    Ne kete faze eshte i veshtire reagimi institucional, ne menyre qe ju te ushtroni te drejten tuaj prinderore, pa marre paraprakisht konsensusin e nenes se femijes, per sa kohe gjykata ende nuk eshte shprehur. Do te duhet te pritet vendimi perfundimtar i gjykates ne menyre qe te mund ushtroni te drejten tuaj te takimeve, ne perputhje me ligjin.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet