E drejta per levizje jashte shtetit

Pershendetje,

Une jetoj ne Gjermani dhe kam nje femije te moshes 9 vjec. Jam e divorcuar dhe kujdestarine e femijes e kam une. Dua te vije ne Shqiperi, por kam frike se nuk do mundem me ta sjell femijen per Gjermani edhe pse femija dhe une i kemi letrat gjermane. Kur jemi divorcuar, une dhe femija kemi qene ne Gjermani e ish-burri ne Shqiperi. Cfare duhet te bej qe te kaloje femijen pa probleme per ne Gjermani, pasi babai i tij nuk ma jep firmen qe ta kaloje perseri ketej? Pagesat mujore kurre nuk i ka bere. Femijen nuk e ka takuar se vete nuk ka dashur me ardhe me e pa. Faleminderit!


Qytetari: L. H. Data: 31 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “E drejta per levizje jashte shtetit”

  1. 1

    Pershendetje. Se pari, varet nese ju keni leje qendrimi ne Gjermani, apo keni shtetesi gjermane. Nese ju dhe femija juaj keni shtetesi gjermane, atehere rregullat qe zbatohen jane ato te shtetit gjerman dhe jo atij shqiptar, duke qene se per te marre shtetesine gjermane duhet te hiqni dore nga ajo shqiptare. Nese ju keni leje qendrimi dhe keni shtetesi shqiptare, per te levizur jashte vendit me femijen tuaj, do t’ju duhet t’i drejtoheni gjykates per te kerkuar autorizmin per te levizur jashte vendit. Per te marre kete vendim, gjykata therret edhe nje ekspert psikolog dhe per kete zhvillohet nje proces me rreth tre seanca gjyqesore. Nisur nga situata e gjyqesorit ne Shqiperi, nuk mund t’ju themi se sa mund te zgjase kjo si periudhe. Megjithate, ju mund te caktoni nje avokat dhe te dergoni nje prokure perfaqesimi, duke i dhene mundesine qe ta nise procesin pa qene ju e pranishme ne vend.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet