Pershendetje,
A ka te drejte punonjesi i policise se rendit apo policise rrugore qe, pervec dokumentacionit te automjetit, te kerkoje dhe dokument idetifikimi gjate levizjes ne mjet? A jam i detyruar une t’ja paraqes ID-ne? Nese ka te drejte, kur jane rastet e percaktuara me ligj qe une jam i detyruar t’ja paraqes kete dokument? Ju lutem a mund te me referoni ligjin ku sqarohet kjo gje? Faleminderit!
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Ligji Nr. 8952, datë 10.10.2002
PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË ( i ndryshuar) ne
Nenin 2 te tij percakton se :
1. Letërnjoftimi i personave është dokumenti bazë, i përhershëm që shërben për identifikimin e
shtetasve shqiptarë.
2. Çdo shtetas duhet të mbajë me vete letërnjoftimin.
Policia e shtetit ne cdo moment ka te drejte te kerkoje leternjoftimin ( ID ose Pasaporte) per te bere identifikimin e personit qe ka ndaluar.
Dokumentat e makines jo gjithmone korrespondojne me drejtuesin e mjetit, ndaj per te bere vetifikimin e personit mund te kerkojne mjetin e identifikimit, i cili eshte i detyrueshem te mbahet me vete nga cdo shtetas i RSH-se.
Faleminderit
Faleminderit.