E ardhura per barrelindje

Prsh! Para 6 muajsh kam lindur, dhe nderkohe jam serish shtatezane. Nga lindja e par mar cdo muaj te ardhura pasi kam qen e siguruar. Tani nuk jam me ne pune dhe doja te informohesha cfar ndodh tani qe shtatezania tjeter eshte kaq afer a perfitojm serish nga siguracionet apo jo?

Qytetari: M.H.
Data: 22 Maj 2023, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Përshendetje,
    Referuar pyetjes tuaj, ne baze te ligjit Nr.7703 dt.11.05.1993,per Sigurimet Shoqerore ne RSH, percaktohet se “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje