Dypunesimi

Pershendetje,

Une po kryej praktiken me nje afat 6 mujor ne nje institucion shteteror qe paguhet nga zyra e punes, por nderkohe me doli nje mundesi punesimi diku tjeter, te cilen nuk dua qe ta humbas.  Por as perfundimin e praktikes nuk dua qe ta humbas. Ne keto kushte pyetja ime eshte: Si duhet te veproje? Se pari, a me lejohet qe une njekohsisht te vazhdoje edhe praktiken pa me krijuar ndonje problem ligjore? …. apo eshte e jashteligjshme dhe duhet te heq dore me patjeter nga praktika? Pra, qellimi im eshte qe t’i vazhdoje te dyja, edhe punen, edhe praktiken. Ju faleminderit


Qytetari: E. H. Data: 28 November , 2020, Kategoria: Marredhenie pune, programet e punesimit.

One response to “Dypunesimi”

  1. Pershendetje

    Nuk ka asnje pengese ligjore qe ju te punoni ne dy apo me shume pune njekohesisht, pervec kur kushtet e njeres pune (apo edhe praktikes) nuk e lejojne nje gje te tille.

    Ne keto kushte, ju duhet te rakordoni per kete qellim me personat pergjegjes ne secilen pune/praktike lidhur me interferimin qe njera pune mund te kete te tjetra, ne kuptim te kushteve te tilla si per shembull, oraret apo konflikt interesi, etj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet