Dypunesim

Pershendetje!

Une punoj ne administrate dhe ne te njejten kohe dua qe te kryej nje veprimtari tregtare duke rregjistruar nje biznes. A me lejohet mua ligjerisht qe t’i kryej keto veprimtari njekohesisht? Ne qofte se po, cila esht baza ligjore ? Ju faleminderit!


Qytetari: a. h. Data: 22 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dypunesim”

  1. Pershendetje. Kodi i Punes e lejon dypunesimin. Ne rastin tuaj, ju kerkoni te regjistroni nje veprimtari tregtare ne emrin tuaj. Pavaresisht nese do te regjistroni nje shoqeri tregtare, apo do te regjistroheni si person fizik tregtar, nuk ka pengese ligjore, por eshte e rendesishme te kontrolloni mundesine e ekzistences se konfliktit te interesit midis punes tuaj ne administrate dhe veprimtarise qe do te kryej personi tregtar.
    Aktet juridike qe e rregullojne, jane Kodi i punes dhe nese keni statusin e nepunesit civil edhe ligji 152/2013, “Per statusin e nepunesit civil”. Mbani parasysh, qe ne te dy ligjet kjo nuk ndalohet, pra ne kete rast zbatohet parimi, se cfare nuk ndalohet eshte e lejueshme.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet