Dy biznese ne te njejtin ambjent

Pershendetje,

Jam nje person fizik, i regjistruar dhe me dokumentacion te rregullt prej muajit mars. Ne muajin Gusht nje i aferm i imi hapi NIPT ne te njejten adrese ku ushtroj aktivitetin edhe une. Une nuk jam dakord me kete qendrim te tijin. Cfare mjetesh ligjore mund te ndjek per ta rregulluar kete situate? Kjo pasi kam dyshime se personi ne fjale se me ka fshire materiale dhe me ka prishur pune me klientelen. Faleminderit,


Qytetari: S. N. Data: 26 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dy biznese ne te njejtin ambjent”

  1. Pershendetje. Ligjerisht nuk ka asnje pengese qe dy aktivitete tregtare te ushtrojne veprimtarine ne te njejtin ambient. Ajo qe ligji kerkon eshte qe secili prej jush te kete nje kontrate te rregullt qiraje, huaperdorje, apo titull pronesie, mbi pasurine ne te cilen eshte regjistruar adresa.
    Problemet e tjera qe ju shtroni nuk jane ligjore, prandaj nuk mund t’ju japim keshillim se si t’i adresoni si problematika.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet