Pershendetje,
Kam nje prone te trasheguar nga gjyshi qe eshte e njohur per kompesim nga ATP, por dy xhaja dhe nje halle nuk jetojne me, dhe femijet sjane te interesuar per pronen me siper, nderkohe qe ligji sme lejon te vijoj per kompesim pa bere pjestimin e pjeseve ndaj duhet te verifikoj nese ka deshmi trashegimie per keta dhe nese ska te vijoj me celjen.
1. A mundem ta verifikoj kete gje diku?
2. A mundem une te bej deshmite ligjore per keta duke qene nipi dhe me intereson per vijim e ceshtjes.
3. Per trashegimtaret e ketyre i nxjerr dot noteri certifikatat nga regjistrat e vjeter apo duhet te shkoj une neper lagje dhe ti nxjerr?
Ne aktin e trashegimise se gjyshit, une jam nipi Shkelqim Gostivari, ndersa personat qe nuk jetojne dhe qe skemi info mbi deshmine e trashegimise jane: Ibrahim Gostivari , Fatmiri Gostivari dhe Perihan Celo
One Response
Pershendetje.
Ligji percakton se leshimi i deshmise se trashegimise behet prane noterit te njesise vendore ku i ndjeri ka pasur gjendjen civile, per verifikim nese eshte celur deshmi trashegimie duhet te interesoheni prane zyrave noteriale.
Dëshmia e trashëgimisë redaktohet dhe leshohet në numër të barabartë me trashëgimtarët e përcaktuar në të, ndërsa kopjet e tjera të redaktuara ruhen nga noteri dhe mund të tërhiqen nga trashëgimtarët e tjerë, sipas kërkesës së tyre.
Kerkesa per leshimi i deshmise se trashegimise kryhet nga trashegimtaret e trashegimlenesit.Noteri mban origjinalin e dëshmisë së trashëgimisë dhe i lëshon kërkuesit ose çdo personi, që ka një interes të ligjshëm, një ose disa kopje të dëshmisë së trashëgimisë, të
njësuara me origjinalin.
Dokumentat e nevojshme per celjen e deshmise se trashegemise jane:
– Certifikat vdekjeje e se ndjeres;
– Certifikate martese e se ndjeres;
– Certifikata te trungut familjare nder vite, sipas regjistrave themeltare te gjendjes civile per vitet ’50-74; ’74-2009; 2009-2021; etj
– Certifikate familjare e nenes (1 dite para vdekjes);
– Fotokopje e ID-se (leternjoftimit) se trashegimtareve;
Certifikatat duhet te depozitohen prane zyres noteriale nga ana juaj.
Per me shume ju mund te informoheni prane zyres se noterise ku do paraqiteni per celjen (leshimin) e deshmise se trashegimise.
Pas celjes se trashegimise ligjore ose testamentare eshte e nevojshme qe ky akt te regjistrohet ne Drejtorine vendore te ASHK-se (Agjensia Shteterore e Kadastres), ku ndodhet prona (apartamenti) e rregjistruar ne emer te nenes suaj (trashegimlenenes). Me marrjen e certifikates se pronesise se pasurise ne emer te te gjithe trashegimtareve ligjore, ku jane te percaktuara edhe pjeset takuese te pronesise per sejcilin trashegimtar (pronar), atehere mund te behet pjestimi (ndarja) e pasurise ne menyre vullnetare me marreveshje noteriale midis jush tek noteri. Ne rast mosdakortesimi per pjesetimin e pasurise ne menyre vullnetare (me marreveshje midis jush), atehere ju mund t’i drejtoheni gjykates.
Faleminderit!