Dua te ngreje akuze ne baze neneve 125, 320, 321 te Kodit Penal

Pershendetje,

Nese dua te ngre akuze per nenet 125, 320, 321 te Kodit Penal, duhet t’i drejtohem prokurorise apo drejtperdrejte gjykates? Ne zbatim te nenit 59 te Kodit Penal, si funksionon neni 125,320,321? a mund te ma shpjegoni nenin 59 dhe ndikimin e tij mbi akuzat e mia? Faleminderit


Qytetari: s. a. Data: 7 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dua te ngreje akuze ne baze neneve 125, 320, 321 te Kodit Penal”

  1. Pershendetje

    Neni 59 i K.Pr.Penale zbatohet vetëm për veprat penale që parashikohen nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119, 119/b, 120, 121, 122, 125, 127, dhe 254 të Kodit Penal, të cilat përmenden në mënyrë taksative në paragrafin e parë të nenit 59. Këto vepra penale karakterizohen nga mungesa e rrezikshmërisë së lartë shoqërore dhe interesi i vogël publik në çështjen konkrete.

    Ne lidhje me veprat penale te parashikuara nga nenet 125, 320, 321 te Kodit Penal, duhet t’i drejtoheni drejtperdrejte ose shkreserisht(duke derguar kallezimin tuaj me ane te postes) Prokurorise se Rrethit Gjyqesore ku banoni.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet