Dua te dale ne pune

Kam.nje biznes: Dua te dale ne pune


Qytetari: G. K. Data: 19 March , 2020, Kategoria: Uncategorized.

6 responses to “Dua te dale ne pune”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje

    Me kaq informacion sa keni dhene nuk mund te japim nje pergjigje te plote lidhur me kerkesen tuaj por ju sugjeroj te lexoni aktit Normativ Nr.5/2020 ne te cilin specifikohen hollesisht lista e bizneseve te cilet mund te qendrojne hapur gjate periudhes se pandemise COVID-19 dhe cilet jo. Ju sugjeroj qe te mos e hapni biznesin tuaj ne qofte se nuk perben nje biznes te nevojave bazike si per shembull Market Ushqimor apo Farmaci pasi mund te penalizoheni me gjoba te renda.

  2. Pershendetje !
    Pershkrimi juaj eshte shume i shkurter dhe nuk percakton llojin e biznesit apo te punes qe ju urshtroni, por ju nuk mund te dilni ne pune nese eshte biznes i mbyllur ne baze te Aktit Normativ Nr 5 datë 17.03.2020 “Per marrjen e masave te vecanta administrative gjate kohezgjatjes se periudhes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19”

  3. Pershendetje ,
    Me poshte keni listen perfundimtare te bizneseve qe mund te ushtrojne aktivitetin e tyre.

    Nuk do te lejohet ushtrimi i aktiviteteve te njesive te shitjeve te percaktuara ne listen me poshte te cilat jane shenuar me statusin “Mbyllen”.

    Ndarje në aktivitete të lejuara dhe të ndaluara
    Kodi NVE – 2 digit
    Përshkrimi I aktivitetit
    Statusi I Aktivitetit
    1 Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me to Lejohen
    2 Pyjet dhe shfrytëzimi i pyjeve Lejohen
    3 Peshkimi dhe Akuakultura Lejohen
    5 Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteve Lejohen
    6 Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror Lejohen
    7 Nxjerrja e mineraleve metalore Lejohen
    8 Nxjerrje të mineraleve të tjera nga minierat Lejohen
    9 Aktivitete mbështetëse minerare Lejohen
    10 Përpunimi i produkteve ushqimore Lejohen
    11 Prodhimi i pijeve Lejohen
    12 Prodhimi i produkteve të duhanit Lejohen
    13 Përpunimi i tekstileve Lejohen
    14 Konfeksionimi i veshjeve Lejohen
    15 Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure Lejohen
    16 Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve Lejohen
    17 Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre Lejohen
    18 Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara Lejohen
    19 Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës Lejohen
    20 Prodhimin e kimikateve dhe produkteve kimike Lejohen
    21 Përpunimi i produkteve farmaceutike dhe preparateve farmaceutike Lejohen
    22 Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës Lejohen
    23 Prodhimi i produkteve minerale jometalike Lejohen
    24 Metalurgjia Lejohen
    25 Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve Lejohen
    26 Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë Lejohen
    27 Prodhimi i paisjeve elektrike Lejohen
    28 Prodhimi i makinerive dhe paisjeve Lejohen
    29 Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove Lejohen
    30 Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit Lejohen
    31 Prodhimi i mobiljeve Lejohen
    32 Industri të tjera Lejohen
    33 Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve Lejohen
    35 Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar Lejohen
    36 Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë Lejohen
    37 Kanalizimet Lejohen
    38 Aktivitetet e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve; rikuperimi i materialeve Lejohen
    39 Shërbime të tjera të pastrimit e të menaxhimit të mbetjeve Lejohen
    41 Ndërtimi i ndërtesave Lejohen
    42 Punime inxhinjerike Lejohen
    43 Punime të specializuara ndërtimi Lejohen
    45 Tregtia me shumicë dhe pakicë i automjeteve, motomjeteve, ciklomotorëve dhe riparimi I tyre Lejohen
    46 Gomisteri Mbyllen
    47 Tregtia me shumicë, përvec automjeteve, motomjeteve dhe ciklomotorëve Lejohen
    48 Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve, motomjeteve dhe ciklomotorëve Lejohen
    49 Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me një mbizotërim të ushqimit dhe pijeve Lejohen
    50 Qendrat tregtare Mbyllen
    51
    Tregtia me pakicë në dyqanet kompjuterike jo të specializuara,
    Pajisjet Telekomunikuese, Elektronikë e Konsumatorit
    Lejohen
    52 Dyqane të tjera jo të specializuara të produkteve të ndryshme jo-ushqimore Mbyllen
    53 Shitje me pakicë e produkteve të ushqimit, pijeve dhe duhanit
    në njësi të specializuara Lejohen
    54 Shitje me pakicë e karburantit për automjete Lejohen
    55 Shitje me pakicë e pajisjeve kompjuterike dhe për telekomunikacionin (TIK) Lejohen
    56 Shitje me pakicë e produkteve të tekstilit në dyqane të specializuara Mbyllen
    57 Shitja me pakicë e pajisjeve fizike, ngjyra, xhami të sheshtë dhe materialeve ndërtimore Lejohen
    58 Shitje me pakicë e sendeve higjeno – sanitare Lejohen
    59 Shitje me pakicë e materialeve të ndërtimit, qeramikës dhe
    pllaka Mbyllen
    60
    Shitje me pakicë e makinerive, pajisjeve dhe produkteve për
    bujqësinë; Makineritë dhe pajisjet për kopshtarinë
    Lejohen
    61
    Shitja me pakicë e Qilimave, Qilimave të Brezit dhe tapiceri Për
    Dyshemetë dhe Muret (Qilim, Linoleum) në njesi të specializuara
    Mbyllen
    62 Shitje me pakicë e pajisjeve shtëpiake në dyqane të specializuara Mbyllen
    63 Shitje me pakicë e mjeteve shtëpiake, qelq dhe qeramika Mbyllen
    64 Shitje me pakicë e artikujve të ndriçimit Lejohen
    65 Shitje me pakicë e makinave qepëse për përdorim shtepiak Mbyllen
    66 Shitje me pakicë e sistemve të sigurisë Mbyllen
    67 Tregtia me pakicë e instrumenteve muzikorë Mbyllen
    68 Tregtia me pakicë e librave në dyqane të specializuara Mbyllen
    69 Tregtia me pakicë e Gazetave, Revistave dhe Periodikëve Lejohen
    70 Shitje me pakicë për kancelari dhe pajisjeve të zyrës Mbyllen
    71 Tregtia me pakicë e muzikës dhe regjistrimeve video në një studio të specializuar Mbyllen
    72 Shitje me pakicë e mallrave sportive në dyqane të specializuara Mbyllen
    73 Shitje me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara Mbyllen
    74 Shitje me pakicë e artikujve të veshjeve Mbyllen
    75 Shitje me pakicë e këpucëve dhe mallrave prej lëkure Mbyllen
    76 Tregtia me pakicë e ilaçeve në dyqane të specializuara Lejohen
    77 Tregtia me pakicë në artikuj mjekësorë dhe ortopedikë në njësi të specializuara Lejohen
    78 Shitje me pakicë e artikujve të parfumerive, tualeteve dhe produkteve të higjenës personale Lejohen
    79 Mjeket popullore/mjekimet Lejohen
    80 Tregtia me pakicë në lule dhe bimë Mbyllen
    81 Shitje me pakicë e kafshëve shtëpiake të vogla Mbyllen
    82 Tregti me pakicë e orëve, bizhuterive dhe sendeve me vlere Mbyllen
    83 Mobilje për zyre me pakicë Mbyllen
    84 Shitje me pakicë e materialeve te optikës dhe pajisjeve fotografike Lejohen
    85 Tregtia me pakicë në objektet e artit dhe të dekorimit Mbyllen
    86 Shitje me pakicë të karburantit shtëpiak dhe për
    ngrohje Lejohen
    87 Tregtia me pakicë në armët dhe municionet, artikujt ushtarak Mbyllen
    88 Shitje me pakicë e sapunëve, pastruesve, produktet e ngjashme Lejohen
    89 Shitje me pakicë e produkteve të tjera jo-ushqimore Mbyllen
    90 Shitje me pakicë të artikujve të dorës së dytë në dyqane Mbyllen
    91 Ambulantët Lejohen
    92 Biznes me pakicë me postë ose internet Lejohen
    93
    Shitje me pakicë e produkteve të ndryshme, përmes nje demonstruesi ose një person i shitjeve (derë më derë)
    Mbyllen
    94 Tregtia e bërë nga makineritë e shitjes automatike Lejohen
    95 Transporti tokësor I mallrave dhe me tubacione Lejohen
    96 Transporti ujor I mallrave Lejohen
    97 Transporti ajror I mallrave Lejohen
    98 Magazinimi dhe aktivitete mbështetëse për transportin Lejohen
    99 Aktivitete të postës dhe korrierit Lejohen
    100 Hoteleri/strultura akomoduese Lejohen
    101 Shërbime ushqimi dhe pije (me përjashtim të atyre shërbim catering/delivery) Mbyllen
    102 Aktivitete publikimi Lejohen
    103
    Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete publikimi të muzikës
    Lejohen
    104 Aktivitete të programimit dhe shpërndarjes Lejohen
    105 Telekomunikacioni Lejohen
    106 Shërbime të teknologjisë së informacionit Lejohen
    107 Aktivitete të shërbimit të informacionit Lejohen
    108 Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve Lejohen
    109
    Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm
    Lejohen
    110 Aktivitete të tjera financiare Lejohen
    111 Aktivitete të pasurive të paluajtshme Lejohen
    112 Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit Lejohen
    113 Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit Lejohen
    114 Aktivitete arkitekture dhe inxhinjerike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike Lejohen
    115 Kërkim dhe zhvillim shkencor Lejohen
    116 Publiciteti dhe kërkimet e tregut Lejohen
    117 Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike Lejohen
    118 Aktivitete Veterinare Lejohen
    119 Aktivitete të marrjes e dhënies me qira Lejohen
    120 Aktivitete të punësimit Lejohen
    121 Agjensi udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit Lejohen
    122 Aktivitete të sigurimit dhe të hetimit Lejohen
    123 Shërbime ndaj ndërtesave dhe shesheve Lejohen
    124 Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse të ndërmarrjeve Lejohen
    125 Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm Lejohen
    126 Arsimimi Mbyllen
    127 Aktivitete të shëndetit Lejohen
    128 Qendra të kujdesit mjekësor Lejohen
    129 Aivitete të kujdesit social pa akomodim Lejohen
    130 Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse Mbyllen
    131 Bibliotekat, arkivat, muzeumet dhe të tjera aktivitete kulturore Mbyllen
    132 Aktivitete të lojrave të fatit dhe basteve Mbyllen
    133 Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëse. Mbyllen
    134 Aktivtetet e shoqatave e organizatave (me përjashtim të mbledhjeve, tubimeve etj) Lejohen
    135 Riparimi i kompjuterave dhe artikujve personale dhe familjarë Lejohen
    136 Aktivitetete të tjera shërbimi (Trajtime Estetike, mireqenie fizike, palestra) Mbyllen
    137 Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak Lejohen
    138
    Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet
    Lejohen
    139 Aktivitete të organizatave dhe organizmave ndërkombëtare Lejohen
    140 Agjencitë funebre Lejohen

  4. Aktualisht, ne kete situate, duhet te ndjekesh cdo dite udhezimet e Keshillit te Ministrave. Ashtu si ke degjuar, jane vendosur kufizime te medha per aktivitetin e biznesit. Ne rast se i shkel ato, penalizohesh me gjoba te renda.

  5. Nuk del dot ne baze te aktit Normativ Nr.5/2020

  6. Duhet te na thuash llojin e biznesit. Nuk del dot, nese eshte biznes i mbyllur me Aktin Normativ nr 5, datë 17.03.2020 “Per mmarrjen e masave te vecanta administrative gjate kohezgjatjes se periudhes se infeksionit te shkaktuar nga COVID 19”, i ndryshuar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet