Dua kujdestarine e femijes

Pershendetje!
Jetoj ne Greqi me dokumenta te rregullta, kam pasur dhe bashkeshorten per shume vite ketu por pa dokumenta. Kemi 15 vjet te martuar dhe vetem para 3 vjetesh na fali Zoti nje femije, djali ka lindur ne Greqi dhe eshte me dokumenta te rregullta.
Ne qershor vendosem te vizitonim te afermit dhe erdhem ne Shqiperi. Gruaja, duke pretenduar se do ishim ngushte dhe ne kushte jo te pershtatshme per femijen tek banesa e prinderve te mi, me kerkoi ta coja te qendronte ca dite tek prinderit e vet derisa te sistemohesha une me nje shtepi tjeter. Disa dite pas mbërritjes nga nje debat qe beme ne telefon per arsye se nuk erdhi te me takonte dhe nuk solli femijen as per te me takuar mua por as per familjaret e mi qe e prisnin kaq vite nje femije nga une, bashkeshortja me pretekstin se e kercenova dhe duke shtuar dhe pretendime te tjera beri ankim ne polici dhe kerkoi urdher mbrojtjeje. U paraqita ne gjykate dhe bashkeshortja u pajis me nje urdher mbrojtjeje me afat deri ne fillim te tetorit. Duhet te theksoj qe urdhri i mbrojtjes nuk me kufizonte as takimet me te apo me femijen dhe as kontaktet telefonike/rrjete sociale. Qendrova ne Shqiperi nje muaj dhe gjate kesaj kohe nuk me dha mundesine as per tu takuar as per te biseduar dhe asnjelloj sqarimi. Gjate kesaj kohe shkova disa here tek rrugica e lagjes per te takuar femijen dhe per ti dhene leke per shpenzimet e tyre. Nje dite kembengula se doja te nxirrja djalin te argetohet dhe ra dakord por pasi kaluan 4 ore me moren ne telefon nga komisariati duke me kercenuar se nese nuk i coja urgjentisht femijen do me arrestonin. I gjendur ne rrethana shume te veshtira emocionale dhe duke mos pasur rruge komunikimi, u largova per ne Greqi ku banoj. Gjate kesaj kohe nuk ka pranuar te komunikoje me mua dhe me femijen kam kontaktuar shume rralle, plus qe para nje muaji ka depozituar kerkesen per divorc. E prita 12 vjet ate femer te me bente baba dhe ky ishte shperblimi i saj per mua.
Nuk me interesojne as 15 vitet qe shpenzova per te, as vlerat monetare neper klinika private per ta bere nene por sakrificat dhe lotet kaq vite nuk ja fal dot. Ju lutem me ndihmoni!
Si mund te marr kujdestarine e femijes tim? E theksoj qe zonja nuk ka asnje te ardhur, ndersa une kam te ardhura te mjaftueshme (te deklaruara) plus sigurim shendetesor qe mbulon dhe femijen tim dhe kushte optimale banimi per femijen. Nese nuk e fitoj kujdestarine ne Shqiperi dhe e kerkoj/fitoj ketu ne Greqi a njihen vendimet e gjykates Greke ne Shqiperi? Faleminderit,


Qytetari: A. M. Data: 29 October , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Dua kujdestarine e femijes”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ne lidhje me percaktimin e prindit te cilit do t’i besohet rritja dhe edukimi i femijes pas zgjidhjes se marteses eshte gjykata ajo qe vendos, duke u bazuar ne kriterin e interesit me te larte te femijes. Per vleresimin e interesit te femijes, gjykata do te marre ne konsiderate nje seri faktoresh, nder te cilet:
    – Mosha e femijes dhe perkatesia e tij gjinore
    Sipas eksperteve te psikologjise, ne pjesen me te madhe te rasteve, ne vitet e para te femijerise, afeksioni i femijes eshte me i fuqishem ne drejtim te nenes. Kjo pasi ne nje moshe te tille, eshte e kuptueshme qe femija ka me teper nevoje per kujdesin e nenes ne drejtim te rritjes dhe formimit te karakterit.
    – Lidhjet afeksionale te femijes me njerin apo tjetrin prind, si dhe ato te prinderve ndaj femijes;
    – Profili socio-moral i secilit prind; Ky profil nenkupton vleresimin e opinionit publik ne raport me sjelljet e prindit. Nuk paraqet interes cdo sjellje e prindit ne shoqeri, por vetem ato qendrime te prindit, te cilat mund te ndikojne ne edukimin e femijes.
    – Mundesite e secilit prind per edukimin e femijes;
    – Mundesine me te mire per zhvillimin moral, intelektual dhe fizik te femijes;
    – Gjendja shendetsore e femijes;
    – Sjellca e secilit prind ne raport me femijen, para zgjidhjes se marteses;
    – Menyra sesi jane permbushur detyrimet prinderore, para zgjidhjes se marteses;
    – Gjendja shendetsore e prinderve;
    – Mundesite materiale qe ka secili prind, per sigurimin e mirerritjes e edukimit te femijes;
    – Niveli arsimor dhe intelektual i secilit prind;
    – Profesioni i secilit prind dhe angazhimet profesionale te tyre;
    – Siperfaqja dhe kushtet e banimit te secilir prind;
    – Vleresimi i personave me te cilet prindi do te bashkejetoje pas zgjidhjes se marteses, nese nuk do te jetojne te vetem; etj.

    Ekzistenca dhe vertetimi i teresise se faktoreve te sipercituarm nuk eshte i domosdoshem ne cdo rast gjykimi. Gjykata heton dhe vlereson me kujdes rrethanat e ceshtjes tuaj konkrete.
    Vendimet e huaja njihen edhe ne Shqiperi duke kerkuar njohjen ne Gjykaten e Apelit, por sic edhe ju keni theksuar, bashkeshortja juaj ndodhet ne Shqiperi, ndaj duhet t’i drejtoheni gjykatave shqiptare.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet