Pershendetje,
Jam nje qytetare. Problemi im eshte se kam nje djale ne IEVP dhe ka fituar lejen e qendrimit per 3 muaj ne shtepi. Problemi qendron te shefi i komisariatit te qytetit ku jetoj, pasi nuk i jep te drejten te vije ne shtepi si gjithe te tjeret. Ja kthen pergjigjen negative pa te drejte. Nuk po gjej dot drejtesi. E kam te faktuar qe djali im nuk ka probleme, ndryshe nga c’thote shefi. Djali im ka 5 vjet brenda, ndersa shefi ka 1 vit qe ka ardhur ne komisariatin e qytetit dhe vetem negative i jep raportet. Dua drejtesi per djalin se po ma marrin me qaf. Te gjithe ne komisariat e japin pozitive, ndersa shefi e jep negative. Ku do ta gjej kete te drejte? Shefi i komisariatit i beri nje raport negativ dhe nje pozitive. Nuk po e kuptoj ca behet me kete problem? Edhe komisioni i ngritur nga Ministria e Drejtesise ja beri negative. Ju lutem dua nje pergjigje nga ju se cfare duhet te bej ne te tilla kushte? Me respekt,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Ne Aktin Normativ nr.7, date 23.03.2020 “Per qëndrimin e perkohshem ne shtepi te te denuarve”, përcaktohen kriteret per perfitimin e lejes se vecante, si dhe ne nenin 5 te tij parashikohen kriteret ndaluese për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Ne baze te ketyre percaktimeve ligjore, si dhe rrethanave te tjera ne teresi merret vendimi nga Komisioni i Posacem i IEVP-se.
Ne rast se vendimi i Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Ankimeve (komisioni qe referoni ne pyetjen tuaj, ku ka qene pjese edhe perfaqeuesi i Ministrise se Drejtesise) për refuzimin e ankimit të të dënuarit ju duket i padrejte, atehere Ju mund t’i drejtoheni Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Me poshte po ju dergojme linkun ku mund te konsultoheni me ne detaje me percaktimet e aktit normativ: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2020/03/Akt-normativ-nr.-7-dt.-23.03.2020-P%C3%ABr-q%C3%ABndrimin-e-p%C3%ABrkohsh%C3%ABm-n%C3%AB-sht%C3%ABpi-t%C3%AB-t%C3%AB-d%C3%ABnuarve_compressed.pdf
Faleminderit,