Drejtesi

A kam une te drejte te mare pjese nga shtepia e ish bashkeshortit tim te cilen e kemi akoma ne legalizim ku dhe zarfet  e pare jane paguar dhe zoteria nuk i paguan te tjerat per mos te dal prona me hipotek?


Qytetari: F. L. Data: 13 September , 2019, Kategoria: Legalizim.

2 responses to “Drejtesi”

  1. Në këtë rast duhet të vlerësohet nëse ndërtimi është bërë gjatë martesës. Nëse ndërtimi që kërkohet të Legalizohet është bërë gjatë martesës, për përfitimin nga ALUIZN-i kërkohet një kusht paraprak, i cili është që vet deklaruesi të jetë investitori i objektit që kërkohet të Legalizohet. Vet deklarimin mund ta bëjë çdo person që është në certifikatën e përbërjes familjare, në momentin kur bëhet vet deklarimi. Këtë e parashikon neni 27 i Ligjit Nr. 9482, datë 03.04.2006 (i ndryshuar) “Për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e ndërtimeve pa leje”: Dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e ndërtimit informal përfshin:
    a) gen-planin e objektit në shkallën 1:500.
    b) planimetrinë e çdo kati të objektit dhe sipërfaqet në m2, që do të legalizohen në shkallë 1:100;
    c) certifikatën e përbërjes familjare;
    ç) vërtetimin për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjitha rastet, kur subjekti nuk përjashtohet nga pagesa e taksës sipas këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi;
    d) vërtetimin ose certifikatën e pronësisë së parcelës ndërtimore ose çdo akt tjetër ligjor për fitimin e pronësisë, nëse subjekti i disponon këto. I njëjti dokumentacion kërkohet dhe për ndërtimin me leje, apartamentin dhe njësinë e shërbimit, në rastin e shtesave pa leje të realizuara në këto ndërtime;
    dh) deklaratën personale, që merr përsipër përgjegjësinë për çdo pasojë, që mund të rrjedhë nga shkaqe natyrore dhe/ose nga përdorimi i banesës. Sipas këtij ligji, shteti nuk është përgjegjës për kompensimin ose dëmshpërblim në raste fatkeqësish, si pasojë e faktorëve, që ndikojnë në qëndrueshmërinë e objektit
    e) akt-ekspertizë nga një ekspert ose ent i licencuar për qëndrueshmërinë konstruktive të objektit, për ndërtimet me lartësi mbi 4 kate;
    ë) marrëveshjen noteriale për pjesët takuese, sipas pikës 2 të nenit 30 të këtij ligji, nëse ajo realizohet.
    Duke qene se ju keni qenë bashkëshortja e personit që ka bërë vet deklarimin, jemi përfituese e drejtpërdrejtë, nga e drejta e kalimit të pronësisë nëpërmjet procedurave të ALUIZN-it. Kontributi mund të jetë në dy forma: 1. Në anë financiare dhe 2. Në kontribut fizik. Kontributi juaj prezumohet për shkak të marrëdhënies martesore në të dy aspektet. pasi keni bërë ndarjen duhet të paraqiteni pranë ALUIZNI dhe të regjistroni Vendimin për zgjidhjen e martesës dhe të bëni kërkesë për përfshirjen tuaj në proces. Madje në procesin e Legalizimit mund të përfitojnë të gjithë pjesëtarët që janë përbërjen familjare. Në rast se keni fëmijë edhe atyre ju takon pjesë ideale e barabartë po aq sa edhe ju me ish-bashkeshortin.

  2. 2

    Nese shtepia eshte deklaruar per legalizim gjate kohes qe keni qene te martuar, ajo eshte ne bashkepronesi te barabarte te te dy bashkeshorteve, pra ne kete rast ju keni te drejte te merrni pjese ne shtepi. Edhe detyrimet qe keni per procesin e legalizimit jane ne ngarkim te te dyve ne menyre te barabarte.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet