DPSHTRR

Pershendetje,

Ne momentin qe une kam bere crregjistim mjeti (heqje targe perkohesisht), DPSHTRR a mund t’i konfirmoje sherbimit permbarimor se kam automjet ne pronesi apo ne momentin qe bej crregjistrimin e perkohshem pergjigja qe i kthehet permbaruesit eshte negative (qe nuk kam automjet pasuri ne pronesi)?

Faleminderit,


Qytetari: A. S. Data: 2 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “DPSHTRR”

  1. Pershendetje,

    Nese ju keni bere kërkesë për çregjistrimin e përkohshëm të mjetit, kjo ndodh per arsyen se mjeti nuk do jete ne qarkullim (heqje e perkohshme nga qarkullimi), por jo sepse ju jeni zhveshur nga pronesia mbi mjetin. Si e tille kjo procedure vlen vetem per te mos paguar taksat per kohen qe ky mjet ne pronesine tuaj nuk do jete ne perdorim.
    Per sa me siper, DPSHTRR-ja konfirmon pronesine tuaj mbi automjetin, si edhe statusin e crregjistrimit te perkohshem te ketij automjeti. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet