Dosje Penale

Pershendetje, Jam shoqeruar ne polici para 1 jave per nje ceshtje dhe jam mbajtur 8 ore ne komisariat. Kam dhene deklaraten qe jam i pafajshem pasi nuk kam pasur lidhje (nuk kam qene pjese aktive e ngjarjes) dhe nuk ka pasur as prova kunder (nuk jam kapur ne flagrance). Dua te di a me eshte hapur dosje penale ? Po ju bashkangjis dhe foton e ngjarjes se ndodhur per ta kuptuar me mire. Faleminderit,


Qytetari: J. S. Data: 28 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dosje Penale”

  1. 1

    Pershendetje,

    Sipas dokumentit bashkangjitur pyetjes tuaj, rezulton se ceshtja ka kaluar prane Prokurorise se Shkalles se Pare, per veprime te metejshme hetimore.
    Gjatë kohës që kryhen hetime, deri para përfundimit të tyre, Prokuroria ka detyrimin ligjor të lajmërojnë për të marrë të dhënat dhe për të pyetur në lidhje me rrethanat dhe faktet e ngjarjes.
    Qenia nën hetim nuk nënkupton domosdoshmërish fillimin e një procedimi penal. Prokurori mund të vendosë mosfillimin e procedimit penal, ose pushimin e çështjes (për kundravajtjet penale e bën vetë neni 328 KPrP), (për krime bën kërkesë në gjykatë për pushimin e çështjes neni 329 i KPrP).
    Në rast se prokuroria e konsideron se ekziston fakti penal dhe ka te dhena se kjo lidhet me personin tuaj, bën kërkesë në gjykatë për dërgimin e çështjes në gjyq.
    Te orientoj t’i drejtohesh prokuorise me nje kerkese zyrtare per informacion, mbi statusin e procedimit penal qe pretendoni se eshte hapur ndaj jush. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet