dorëzimi i librezës së punës

Përshëndetje,
A mundet një organ publik t’i dorëzojë librezën e punës një ish punonjësi, pas kërkesës së tij, nëpërmjet dërgimit të këtij dokumenti me postë? A mund t’ia dërgojë po nëpërmjet postës një personi të autorizuar me prokurë të përgjithshme, pa patur nevojë për nënshkrimin e këtij të fundit? Lutem nëse ka një bazë ligjore për dorëzimin e dokumenteve origjinalë të lëshuar (konkretisht librezës së punës/certifikatave), të më bëni me dije.
Ju faleminderit për vëmendjen.

Qytetari: X.X.
Data: 23 Shtator 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Situata qe ju parashtroni nuk rregullohet ne menyre te specifikuar ne ligj, pasi nuk eshte e nevojshme. Por nga ana tjeter, institucioni publik nuk eshte i detyruar qe ta percjelle librezen nepermjet sherbimit postar. Kjo mund te jete edhe per shkak te rregullores apo praktikes se vete institucionit, e cila mund te parashikoje dorezimin e dokumenteve vetem dorazi.
    Nese ka vullnet ka institucioni, nepermjet sherbimit postar mund te dergohen dokumente origjinale, duke perfshire edhe librezen e punes. Persa i perket dorezimit te librezes nje personi tjeter, kjo mund te behet ne dy forma. E para, vete personi i ben nje kerkese institucionit per percjelljen e librezes me ane te sherbimit postar, ne nje adrese te percaktuar prej atij vete, qe mund te jete e tij, apo e personave te trete te zgjedhur prej tij. Se dyti, personi i pajisur me prokure te paraqese nje kerkese per dorezimin e librezes se punes me ane te sherbimit postar.
    Megjithate, per te shmangur burokracite ne do t’ju rekomandonim qe ju te pajisni nje person me prokure per te pasur te drejte ta terheqe personalisht librezen tuaj prane institucionit. Kjo do te ishte rruga me e duhur.

Lini një Përgjigje