Dorezimi i kallzimit penal

Pershendetje,

I mituri, a mund ta dorezoje kallzimin e firmosur ne Prokurori, apo duhet detyrimisht te ngrihet ne Komisariat, ne presence te psikologes dhe OPGJ-se? Faleminderit


Qytetari: F. H. Data: 21 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dorezimi i kallzimit penal”

  1. Pershendetje,

    Ne mbeshtetje te nenit 283 te K.Pr Penale kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore me gojë ose me shkrim, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit.
    Nëse të dhënat duhet të merren nga një i mitur, duhet të sigurohet prania e prindit ose kujdestarit, ose e një personi të rritur, të zgjedhur nga i mituri, si dhe prania e psikologut.
    I mituri gezon te gjitha garancite e percaktura ne K.Pr Penale si dhe specifikisht ne Kodin Penal per te Mitur.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet