Dorezania (1)

Pershendetje!

Nje miku im ka marre nje kredi dhe une ne cilesine e dorezanesit kam lene si garanci nje godine. Ai nuk e ka shlyer kredine dhe ceshtja ka vajtur ne permbarim. Edhe pse godina e lene kolateral kushton me pak se kredia e marr, permbaruesit kane bere te gjitha procedurat ligjore per ekzekutim. Ne te 3 ankandet e zhvilluara godina nuk eshte shitur. Pas kesaj faze, pra pas ankandit te 3-te, disa muaj me vone kam marr njoftim qe ceshtja eshte pezulluar me kerkese te kreditorit. Kane kaluar 3 vjet dhe nuk me kane kontaktuar me. Pra ne kete rast si duhet te veproj? Interesohem dhe me thone qe eshte dosja  eshte e pezulluar. Faleminderit,


Qytetari: P. A. Data: 7 December , 2020, Kategoria: Detyrime, Ekzekutimi i detyrimeve.

One response to “Dorezania (1)”

  1. 1

    Pershendetje. Ju e keni siguruar kontraten e kredise se mikut tuaj me kontrate hipotekimi. Ne baze te K.Pr.Civile, kur objekt i procedures permbarimore eshte nje pasurie paluajtshme ne pronesi te debitorit, kreditori ka te drejte qe pas ankandit te trete, nese sendi nuk eshte shitur, te pranoje te marre pronesine e sendit objekt hipoteke. Në rast se kreditori, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimit nuk pranon ta marrë sendin, përmbaruesi gjyqësor heq sekuestron mbi sendin e sekuestruar dhe vijon procedurat përmbarimore mbi pasuri të tjera të debitorit. Nje parashikim i tille nuk eshte per sendin e lene ne hipoteke.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet