Dorëheqje gjatë lejës së lindjes

Pershendetje,
Doja te pyesja gjate kohes qe jam me lejen e lindjes dua te jap doreheqjen ne punen qe kam aktualisht. Ka ndonje problem kjo per mua? Ndonje problem me pundhenesin tim aktual?

Qytetari: E.K.
Data: 23 Mars 2023, Kategoria: Puna

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Per zgjidhjen e kontrates duhen respektuar afatet e njoftimit te percaktuara ne Kodin e Punes, afatet e njoftimit, i referohet te dyja paleve, si punedhenesit ashtu edhe punemarresit.
    Afatet e njoftimit percaktohen ne neni 143/1 si meposhte :
    1. Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej dy javësh,kur marrëdhënia e punësimit ka zgjatur deri në gjashtë muaj,prej një muaji, për kohëzgjatjen mbi gjashtë muaj deri në dy vjet, prej dy muajsh, për kohëzgjatjen mbi dy vjet deri në pesë vjet,
    dhe prej tre muajsh, për kohëzgjatjen për më shumë se pesë vjet.

    – Ne nenin 147 eshte percaktuar se: 1. Punëdhënësi nuk mund të zgjidhë kontratën në kohën kur, sipas legjislacionit në fuqi, punëmarrësi përfiton pagesë paaftësie të përkohshme në punë nga punëdhënësi ose sigurimet shoqërore, për një periudhë deri në një vit, si dhe kur punëmarrësi është me pushime të dhëna nga punëdhënësi.
    Pra nese ju deshironi te zgjidhni marrdheniet e punes duhet te respektoni kushtet e percaktuara ne dispozitat e neneve si me siper duke i drejtuar kerkese me shkrim pundhenesit tuaj dhe pas miratimit te tij mund te shkeputeni nga puna .
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje