Dokumenti i kredibilitetit bankar

Pershendetje dua te me sqaroni se cfare do te thote ( dokumenti i kredibilitetit bankar qe verteton gjendje te pershtatshme financiare) sepse dua te hap nje biznes sherbim taksi (person fizik)

Qytetari: H.C.
Data: 23 Shtator 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,

    Nëse i referohemi pikës 1 të paragrafit të parë të nenit 9, të Udhëzimit nr. 5627, datë 18.11.2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” i cili saktëson dokumentet e nevojshme për aplikimin e licencimit, ndër të tjera shprehet edhe për dokumentin e kredibilitetit bankar, i cili është dokumenti nga një institucion bankar ose financiar, që vërteton gjendje të qëndrueshme financiare, i cili mund të jetë:
    i. një dokument/garanci bankare;
    ii. një dokument i lëshuar nga shoqëri sigurimi.

    Këto dokumente duhet të parashikojnë një vlerë në përputhje me shumat e përcaktuara në pikën1.2, të nenit 4,e cila sanksionon se kërkesa për qëndrueshmërinë e duhur financiare plotësohet kur disponohen burime të mjaftueshme financiare, të cilat garantojnë ecurinë dhe administrimin e ndërmarrjes së transportit, të përcaktuara në pikën 5, kapitulli II, të VKM-së nr. 325, datë 19.3.2008, të ndryshuar. Një kandidat për, ose mbajtës i një licence subjekti në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit, konsiderohet në gjendje të përshtatshme financiare, kur ka në dispozicion të tij kapital dhe rezerva të një shume të barabartë me ose që tejkalon shumën e përgjithshme të 140 000 lekë për mjetin e parë dhe 70 000 lekë për çdo mjet tjetër në përdorim.Përveç kësaj duhet dhe të vërtetohet se banka/shoqëria e sigurimit janë garant, për subjektin që kërkon të licencohet.

    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje