Dokumentet e themelimit dhe regjistrimit të një OJF-je

Përshëndetje,

Interesohem të di mbi praktiken e hapjes dhe regjistrimit të një OJF-je. Çfarë dokumentesh duhen per themelimin e nje organizate? A ka nisur të aplikohet praktika e re, pasi kam degjuar se ka ndryshuar procedura?

Faleminderit!


Qytetari: E. K. Data: 30 November , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dokumentet e themelimit dhe regjistrimit të një OJF-je”

  1. 1

    Pershendetje. Ligji i ri per regjistrimin e OJF-ve ka hyre ne fuqi, por lidhur me regjistrimin fillestar nuk ka ndryshime. Regjistrimi fillestar i OJF-ve vijon te behet me vendim gjykate, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, ku eshte i depozituar edhe Regjistri i OJF-ve. Nderkohe per ndryshimet e mevonshme, vendimi merret nga kancelari i gjykates. Lidhur me dokumentet e nevojshme, kjo eshte e lidhur dhe me formen e organizates qe ju keni ne plan te regjistroni, pasi dokumentacioni nuk eshte i njejte. Ne parim duhet Akti i Themelimit dhe Statuti i organizates dhe kerkesa per regjistrimin e saj. Keto dokumente duhet te jene me vertetim nenshkrimi noterial. Per me shume mund te shikoni ligjin 8788 te vitit 2001, per organizatat jofitimprurese.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet