dokumentat per divorc

Cfare dokumentesh duhen per ndarje? Faleminderit


Qytetari: V. A. Data: 13 October , 2019, Kategoria: Familjare.

3 responses to “dokumentat per divorc”

  1. 1.Dokumentet që duhen për “Zgjidhje Martese”:
    Certifikate martese; 2. Certifikatë Familjare; 3. Certifikate të secilit familjar; 4. Vërtetim page ose Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve që jeni e punësuar; 5. Vërtetim page ose vërtetim nga Drejtoria Rajonale e tatimeve që bashkëshorti është i punësuar ose jo; 6. Certifikatë për vërtetim pronësie ose ndonjë provë që posedoni banesë (psh: aplikim te ALUIZN-i, kontratë sipërmarrje ose ndonjë titull pronësie tjetër që nuk është i regjistruar në hipotekë).

  2. 1

    Pershendetje, per procedurat e divorcit nevojiten Certifikata e Marteses, Familjare, dhe Personale te te gjithe familjes(perfshire dhe femijet e mitur), njekohesisht nese jeni ne mardhenie pune, Vertetim page.

  3. Pershendetje
    Per t’iu drejtuar gjykates per zgjidhje martese , ju duhet te drejtoheni me kerkese padi ose me kerkese
    Dokumentat e domosdoshme qe nevojiten per divorc jane:
    Certifikate familjare;
    Certifikate martese;
    Fotokopje e ID-se;
    Vertetim adrese ( jo e detyrueshme);
    Certifikate personale e femijeve ( nese keni femije);

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet