Pershendetje,
Sipas nenit 14 te Ligjit 22/2018 “Per strehimin social” parashikohet si me poshte:
“1. Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore të vendbanimit/ vendqëndrimit të aplikantit. 2. Individi/familja pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, që aplikon, paraqet vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore për këta aplikantë. 3. Dokumentacioni për të përfituar strehim, sipas çdo programi, afatet dhe procedurat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.
Kam aplikuar vjet ne vitin 2019 dhe kam plotesuar dhe dorezuar vete te gjithe dokumentacionin e nevojshem (shiko formularin e aplikimit bashkelidhur). Tani pas nje viti me duhet te rinovoj dokumentacionin e bonusit te qirase. Pyetja ime eshte e tille: do te duhet serish te plotesoj dhe siguroj vete te gjithe dokumentacionin apo do te jete bashkia, qe ne baze te nenit te mesiperm, do plotesoje dosjen time me te gjithe dokumentacionin e nevojshem? Theksoj se jam me te ardhura te uleta.
Ne pritje te pergjigjes tuaj, Faleminderit,
One Response
Pershendetje,
Aplikimi për të përfituar nga subvencionimi i qirasë, bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program, sipas ligjit nr. 22/2018. Ndersa ne fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program.
Faza e parë e aplikimit pranë Njësive Administrative/ Lagjeve:
Çdo aplikant, i cili kërkon të trajtohet me subvencionimin e qirasë duhet të drejtohet pranë zyrës së urbanistikës në Njësinë Administrative/Lagjen për të plotësuar formularin e strehimit tip, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Bashkiak. (ky formular administrohet prane njesise administrative)
Ne vemendjen tuaj: Njësitë Aministrative/Lagjet sigurojnë dokumentacionin që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, duke përjashtur aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip. (ky formular administrohet ne njesine administrative)
Ne fazen e pare te aplikimit, formularit tip të strehimit duhet t’i bashkëlidhen dhe dokumentat e mëposhtëm:
– Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit, me anë të së cilës aplikuesit i bëhen të njohura edhe përgjegjësitë ligjore që ai ka në lidhje me dhënien e një informacioni dhe fakteve të rreme (ky formular tip administrohet ne njesine administrative dhe plotesohet nga ana juaj ne momentin e aplikimit);
– Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit (ky dokument duhet te depozitohet nga ana juaj si aplikant);
– Çertifikatën familjare (edhe ky dokument sigurohet nga njesia administrative, nese keni plotesuar deklaraten per dhenien e pelqimit per mbledhjen/grumbullimin e dokumentacionit si me lartcituar);
– Kontratë qiraje të nënshkruar nga të dy bashkëshortët/bashkëjetuesit dhe numër llogarie të qiradhënësit (ky dokument duhet te sigurohet dhe depozitohet nga ana juaj si aplikant);
– Vleresimi social ekonomik (e kryen administratori social prane njesise administrative);
– Vërtetim që konfirmon regjistrimin e kërkesës (kete dokument e leshon njesia administrative);
Familjet që rezultojnë të sukseshme në fazën e parë të aplikimit, brenda 15 (pesmbëdhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, paraqesin pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashki Tiranë dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në vendimin nr. 384 date 12.06.2019. Nese ju beni pjese ne kategorine e individeve/familjeve pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta dhe keni depozituar ne fazen e pare te aplikimit deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të sipas formatit tip, atehere ne fazen e dyte paraqisni vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore.
Ne adresen e e-mailit qe na keni vene ne dispozicion, ju kemi derguar formularet tip te cituara sa me lart sipas shtojcave te 384, datë 12.06.2019. Nese keni ndonje pyetje tjeter ose paqartesi, jeni te lutur te shkruani serish ne platforme ose te telefononi pa pagese ne numrin jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00.
Faleminderit
Per me shume informacion mund t’i referoheni edhe akteve nenligjore:
– VKM nr vendimit nr. 384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të srehimit dhe te afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore;
– Vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane nr. 10, date 05.02.2020 “Per miratimin e procedurave per zbatimin e programit social te strehimit “subvencionimi i qirase”
https://www.vendime.al/wp-content/uploads/2020/08/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-TIRANE-NR-10.pdf