Pershendetje,
Kerkojme te realizojme nje transaksion shit-blerje prone, por shitesit nuk jane te pajisur me certifikate pronesie. Dokumenti i vetem i pronesise qe kane eshte AMTP. A mund te realizohet si transaksion? Apo duhet patjeter certifikate pronesie per realizimin e transaksionit? Faleminderit!
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Pvaresisht se “Akti i Marrjes se Tokes ne Pronesi” perben titull pronesie, per realizimin e e kontrates se shitjes se nje pasurie te paluajtshme eshte e domosdsoshme qe pala shitese te jete e pajisur me certifkate pronesie, e cila leshohet nga Agjencia Shteterore e Kadastres (ne varesi te qytetit ku jeni).
Kontrata e shitjes duhet te behet prane nje zyre noteriale, sepse ne rast te kundert kontrata eshte pavlefshme. Pas kryerjes se kontrates se shit-blerjes duhet te behet regjistrimi prane Agjencise se Kadastres. Regjsitrimi i kontrates nuk eshte kusht vlefshemrie, pasi kontrata qe kane objekt pasuri te paluajtshme jane kontrata konsensuale, konsiderohen te lidhura ne momentin e shprehjes se vullnetit (momenti i lidhjes se kontrates).
Gjithe te mirat!
(P.s Pergjigja i referohet Vendimit Unifikues se Gjykates se Larte nr. 1, date 06.01.2009)
Pershendetje,
Akti i Marrjes se Tokes ne Pronesi (AMTP) eshte titulli i pronesise, pra dokumenti ligjor mbi bazen e te cilit subjekti ka fituar pronesine mbi token bujqesore. Per te qene i njohur si i tille edhe tek te tretet (te tjeret), ky titull duhet te regjistrohet ne regjistrin publik te pasurive te paluajtshme, i cili administrohet nga Agjensia Shteterore e Kadastres (ish-ZVRPP). Regjistrimi i pasurise mundeson pajisjen me certifikaten e pronesise.
Per te lidhur kontraten e shitblerjes do te duhet te jeni te pajisur me certifikaten e pronesise se pasurise – objekt shitje, kopjen e karteles dhe kopjen e hartes treguese te regjistrimit te pasurise, dokumente keto qe leshohen nga ASHK (ish ZVRPP).
Veprimi juridik për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme dhe të drejtave reale mbi to, duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe nuk është i vlefshëm. Akti noterial për kalimin e pronësisë (kontrata e shitblerjes) mbi sendet e paluajtshme kryhet nga noteri.
Kur te paraqiteni prane nje noteri publik, do te udhezoheni me ne detaje mbi proceduren e verifikimit te pronesise dhe dokumentacionit te nevojshem per lidhjen e kontrates se shitblerjes.
Faleminderit