Dokumentacioni per rregjistrim prone

Pershendetje,

Kerkoj nje informacion ne lidhje me dokumentacionin e nevojshem per rregjistrimin e nje prone te llojit “truall”. Aktualisht kam vetem dokumentat e meposhtme:
1. Akti i trashegimise;
2. Dokumentin kadastral qe percakton kufirin e prones;
3. Prokura e perfaqesimit;
4. Harta treguese;
5. Plan-vendosja;
6. Vertetimi qe nuk kam perfituar nga ligji 7501;
Ju lutem cfare procedurash duhet te ndjek per te nxjerr certifikaten e pronesise? A nevojiten  dokumenta te tjera?

Ju faleminderit,

Qytetari: G.G.
Data: 24 Qershor 2022, Kategoria: Çështje pronësie, Procedura administrative

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Nëse ju nuk zotëroni një akt fitimi pronësie ose akti i fitimit të pronësisë është i pavlefshëm në kuptim të Kodit Civil, duhet të aplikoni për: Kërkesë për kalimin e pronësisë të objektit pa titull/truallit funksional/oborrit në përdorim ne linkun si me poshte:
    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14468
    Dokumentacioni i nevojshem per regjistrimin e truallit ne baze te aplikimit percaktohen bashkelidhur aplikimit.

    Nese prona eshte e regjistruar, ka një akt fitimi e cila mund te jetë ne emrin e trashegimlënësit atëherë ju duhet të rregjistroni dëshminë e trashëgimisë pranë ASHK, shërbim i cili është online në portalin qeveritar e- albania.
    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9467

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje