Dokumentacioni i nevojshem per biresim nga shtetas shqiptar

Jam i interesuar ne lidhje me dokumentacionin e nevojshem si dhe per proceduren qe ndiqet per biresim nga shtetas shqiptar? Faleminderit,


Qytetari: M. C. Data: 30 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Dokumentacioni i nevojshem per biresim nga shtetas shqiptar”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Aplikanti birësues paraqet në Komitet dokumentacionin e mëposhtëm:

    1. Kërkesën me motivimin e birësimit.
    2. Të dhënat personale për marrëdhëniet ndërpersonale të anëtarëve të familjes, informacione për pjesëtarët e familjes dhe qëndrimin e tyre ndaj birësimit.
    3. Të dhënat për gjendjen civile, si certifikatën e lindjes, certifikatën e martesës, certifikatën
    e zgjidhjes së martesës ose të vdekjes së bashkëshortit.
    4. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
    5. Të dhëna për fëmijërinë dhe mënyrën e rritjes.
    6. Raportin mjekësor dhe historinë mjekësore të familjes.
    7. Vërtetime të punësimit, të të ardhurave dhe të pasurisë së paluajtshme.
    8. Vërtetimin e pronësisë së banesës dhe të dhëna për kushtet e banimit.
    9. Vërtetimin për gjendjen ekonomike dhe sociale.
    10. Vërtetimin, nga organet e njësisë së qeverisjes vendore të vendbanimit, për sjelljen dhe figurën morale.
    11. Deklaratën e gatishmërisë së familjarëve dhe të miqve në mbështetje të aplikantit birësues.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje
    Çdo person i cili është i interesuar të birësojë duhet t’i drejtohet me kërkesë Komitetit Shqiptar të Birësimit. Ky organ mbledh, vlerëson kërkesat për birësim të bërë nga shtetas të huaj dhe vendas, jep informacionet e nevojshme lidhur me plotësimin e dokumentacioneve.
    Aplikanti birësues paraqet në Komitet dokumentacionin e mëposhtëm:
    1. Kërkesën me motivimin e birësimit.
    2. Të dhënat personale për marrëdhëniet ndërpersonale të anëtarëve të familjes, informacione për pjesëtarët e familjes dhe qëndrimin e tyre ndaj birësimit.
    3. Të dhënat për gjendjen civile, si kopjen e letërnjoftimit, certifikatën e martesës, certifikatën e
    zgjidhjes së martesës ose të vdekjes së bashkëshortit.
    4. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
    5. Deklaratën për fëmijërinë, mënyrën e rritjes, edukimin dhe profesionin.
    6. Raportin mjekësor dhe historinë mjekësore të familjes.
    7. Vërtetime të punësimit, të të ardhurave dhe të pasurisë së paluajtshme.
    8. Vërtetimin e pronësisë së banesës dhe të dhëna për kushtet e banimit.
    9. Deklaratën me të dhënat për gjendjen ekonomike dhe sociale.
    10. Vërtetimin, nga organet e njësisë së qeverisjes vendore të vendbanimit, për sjelljen dhe figurën
    morale.
    11. Deklaratën e gatishmërisë së familjarëve dhe të miqve në mbështetje të aplikantit birësues.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet