Dokumentacioni per fitimin e shtetesise shqiptare

Mirembrema.
I dashuri im eshte shtetas kosovar dhe ka disa jave qe ka ardhur te jetoje ne Shqiperi. Deshiron te pajiset me pasaporte shqiptare. Cfare hapash duhet te ndjek ai? Dhe a merr shume kohe deri ne marrjen e pasaportes?

Ju faleminderit.


Qytetari: K. D. Data: 24 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dokumentacioni per fitimin e shtetesise shqiptare”

  1. Pershendetje,

    Procedura për fitim të shtetësisë shqiptare bazohet në ligjin Nr.8389, datë 05.08.1998 “Për Shtetësinë Shqiptare”, i ndryshuar. Po ju radhisim dokumentet që duhet të paraqiten:
    1. Kërkesa e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës
    2. Çertifikata e lindjes (origjinale me vulë Apostile ose legalizim në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin ku është lëshuar dokumenti
    3. Çertifikatë martese (origjinale me vulë Apostile ose legalizim në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin ku është lëshuar dokumenti;
    4. Lejeqëndrimi në Republikën e Shqipërisë (Leje-qëndrimi 5 vjeçare, për të gjithë shtetasit e huaj, Leje-qëndrimi 3 vjeçare, për ata të huaj që vertetojnë origjinën shqiptare deri në dy shkallë, qoftë edhe nga njëri prind, (me certifikatë ku të pasqyrohet shtetësia shqiptare e të paralindurit), Leje-qëndrimi 1 vjeçare, për ata të huaj të martuar me shtetas shqiptar, por jo më pak se tre vjet martese).
    5. Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e qirasë së të banesës në Republikën e Shqipërisë (fotokopje e noteruar).
    6. Kontratë pune për të punësuarit ose vërtetim nga Zyra e Tatimeve për të vetëpunësuarit (fotokopje e noterizuar).
    7. Dokumenta që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë (si garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash në Republikën e Shqipërisë).
    8. Dëshmi penaliteti e marrë në vendin e origjinës (origjinale me vulë Apostile ose legalizim në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin ku është lëshuar dokumenti
    9. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë;
    10. Fotografi (copë 3)

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet