Dokument pronesie e vitit 1950

Pershendetje,

Kam nje dokument pronesie, konkretisht dosje e viteve 1950 nxjerre nga kadastra per disa pasuri te paluajtshme, te cilat jane te skicuara me kufitaret dhe metrat. Jam i interesuar te di nese ky dokument sherben per t’i regjistruar pasurite prane ASHK-se? apo dokumenti duhet te jete perpara vitit 1945? Ku mund te drejtohem me kete dokumentacion? Ju bej me dije se pasurite jane te llojit “truall”, “are” dhe “livadh”, sipas dokumentacionit te administruar ne dosjen e vitit 1950. Ju falelinderit,


Qytetari: D. G. Data: 28 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Dokument pronesie e vitit 1950”

  1. 1

    Pershendetje. Nese pasuria do te kishte pronesi te pandryshuar qe prej vitit 1950, atehere ajo do te kishte pronarin e ligjshem, apo trashegimtaret e tij te regjistruar ne kadaster. Nese pasuria eshte shtetezuar, atehere ky dokument pronesie, (apo edhe nese eshte i perpara 45) sherben per njohjen e personit si pronar i pasurise, prane autoriteteve te kthimit dhe kompensimit te pronave. Ju kujtoj se nese pronaret nuk kane aplikuar per njohjen pronar, prane Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, apo Agjencise se Trajtimit te Pronave, tashme afati ligjor ka kaluar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet