divorci

Prsh, jam E…. nga Tirana dua te hap nje gjyq divorci me bashkeshortin tim i cili jeton jashte Shqiperise dhe ka nisur nje jete me dike tjeter atje. Cfare dokumentash duhet per te hapur nje divorc dhe sa kushton? Edhe bashkeshorti im eshte dakort me kete vendim timin dhe ai me bashkangjite nje leter shkruar me dore me firme dhe nr tel qe posedon jashte Shqiperise…jam ne pritje te pergjigjes tuaj flm me respekt E.K


Qytetari: e. k. Data: 16 December , 2019, Kategoria: Familjare.

One response to “divorci”

  1. Dokumentet që duhen për “Zgjidhje Martese”:
    1. Certifikate martese; 2. Certifikatë Familjare; 3. Certifikate të secilit familjar; 4. Vërtetim page ose Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve që jeni e punësuar; 5. Vërtetim page ose vërtetim nga Drejtoria Rajonale e tatimeve që bashkëshorti është i punësuar ose jo; 6. Certifikatë për vërtetim pronësie ose ndonjë provë që posedoni banesë (psh: aplikim te ALUIZN-i, kontratë sipërmarrje ose ndonjë titull pronësie tjetër që nuk është i regjistruar në hipotekë).
    Pagesa e avokatit nuk është fikse. (pagesa fillon nga 48.000 mijë lekë), në rast se keni fëmijë nën moshën 18 vjeç kërkohet edhe një ekspert psikolog ose punonjës social (edhe për të duhet të paguash 48.000 mijë lekë).
    Dokumentet e firmosura nga bashkëshorti juaj, nuk kanë asnjë vlerë ligjore në rast se nuk janë të vërtetuara me vula “apostile”, por kjo nuk është pengesë që gjykimi të kryhet në mungesë pa praninë e bashkëshortit tuaj..

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet