Divorci ne Kanada

Pershendetje,

Interesohem te rregjistroj ne Shqiperi nje çertifikate divorci te bere ne Kanada, per nje martese te bere me pare ne Tirane. Kur dokumentat te mberrijne ne Shqiperi pasi jane marre vulat apostile, a duhet te shkohet ne gjykaten shqiptare per te njehsuar vendimin e gjykates kanadeze apo dorezohen direkt ne gjendjen civile te lagjes ku banojme? Faleminderit,


Qytetari: E. K. Data: 19 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Divorci ne Kanada”

  1. 1

    Pershendetje,

    Në bazë të nenit 393 te Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen.
    Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile.

    Dokumentet që duhen paraqitur për t’i dhënë fuqi vendimeve të gjykatave të huaja janë:
    – Kërkesa;
    – Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar);
    – Vërtetim nga gjykata që ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar). Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë me vulë Apostillë ose të legalizuara për vendet që nuk janë palë në Konventën e Hagës për Apostillën;
    – Prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer në shqip (i noteruar) kur është përpiluar në gjuhë të huaj;

    Me njohjen e vendimit te gjykates, vendimi i zgjidhjes se marteses qe ka marre forme te prere duhet t’i komunikohet sherbimit te gjendjes civile. Ky vendim ndryshon nje nga perberesit e gjendjes civile te individit dhe konkretisht statusin martesor.

    Ne zbatim te nenit 143 te Kodit te Familjes, vendimi për zgjidhjen e martesës qe ka marre forme te prere i dërgohet nga gjykata për regjistrim zyrës së gjendjes civile përkatëse.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet