Divorci me shtetase italiane

Pershendetje,

Kam bere martese me shtetase italiane dhe tani dua te divorcohem. A mund t’i kryej procedurat e divorcit ne Shqiperi sepse ne Itali nuk shkoj dot se kam explus 5 vjet? Faleminderit,


Qytetari: M. M. Data: 4 November , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Divorci me shtetase italiane”

  1. Pershendetje! Ne rast se lidhjen e martese e keni bere ne Shqiperi apo keni bere njohjen e saj prane zyres se gjenjdes civile, ju mund ta beni zgjidhjen e marteses duke ju drejtuar Gjykates. Procedura e zgjidhjes se marteses behet vetem me vendim gjyqesor. Ne rastet kur bashkeshorti eshte jashte vendit, duhet patjeter nje adrese e tij, qe gjykata te bej njoftimin. Nese bashkeshorti merr dijeni dhe nuk paraqitet ne seance pa shkaqe te arsyeshme, procesi i zgjidhjes se marteses vazhdon edhe pa pranine e tij .
    Ne rast se nuk e keni bere proceduren e njohjes se marteses prane zyres se gjendjes civile, ju nuk mund ta beni proceduren e zgjidhjes se marteses ne Shqiperi.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet