Divorci ndermjet shtetases italiane dhe atij shqiptar

Pershendetje,

Ju lutem mund te me thoni se cfare procedure duhet te ndjek pasi kam nje shoqe italiane e cila ne vitin 2018 ka lidhur martese me nje djale nga Shqiperia. Vajza italiane i dha mbiemrin e saj djalit shqipetar në aktin e marteses në vitin 2018. Vajza me shtetesi italiane tashme ndodhet ne Shqiperi, ndersa bashkeshorti saj eshte larguar nga Shqiperia. Ajo deshiron te divorcohet. Cfare procedure duhet te ndjek ketu në Shqiperi per zgjidhen e marteses? Martesa eshte bere ne qytetin e Lezhes dhe ajo deshiron te divorcohet tashme. Ju faleminderit


Qytetari: A. D. Data: 1 September , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Divorci ndermjet shtetases italiane dhe atij shqiptar”

  1. 1

    Pershendetje,

    Per te zgjidhur martesen ka dy menyra:
    1- Zgjidhja e marteses me pelqim reciprok te te dy bashkeshorteve. Sipas nenit 125 te kodit te familjes, “Kur bashkëshortët bien dakord për zgjidhjen e martesës, i paraqesin gjykatës për miratim, së bashku me kërkesën, edhe një projektmarrëveshje që rregullon pasojat e zgjidhjes së martesës. Kërkesa mund të paraqitet nga bashkëshortët ose nga përfaqësuesit e tyre respektivë”;

    2- Zgjidhja e martesës duke ju drejtuar drejteperdrejte gjykates per zgjidhje martese.
    Persa i perket menyres se dyte, zgjidhja e marteses mund te behet per keto situata:
    2.1 Zgjidhja e martesës per ndërprerje të jetesës së përbashkët e bashkeshorteve; Sipas nenit 129 te kodit te familjes, “Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët kur bashkëshortët jetojnë të ndarë faktikisht që prej 3 vjetësh”.
    2.2 Zgjidhja e marteses me kerkese te njerit bashkeshort. Sipas nenit 132 te kodit te familjes, “Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët”.

    Ju bejme me dije se zgjidhja e marteses me ane te marreveshjes eshte me e shpejt, ne rast se te dyja palet bien dakort. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet