Divorci dhe ndarja e pasurise

Te nderuar,  dua te aplikoj per divorc. Kam 21 vite e martuar, gjate se cilave kam punuar dhe kam dhene tere kontributin tim, si financiar ashtu edhe ne te gjitha punet e shtepise ne kete familje. Ceshtja eshte se kemi vetem nje banese, e cila eshte ne emer te vjehrres. Dua te di a me takon mua dicka pas divorcit nga kjo banese?

P.S. jam nga Kosova, shpresoj se do te marr pergjigje nga ana Juaj, pasi qe nuk kisha ku tjeter te pyes online.

Ju falenderoj


Qytetari: S. C. Data: 23 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Divorci dhe ndarja e pasurise”

  1. Pershendetje. Sipas Kodit te Familjes juve ju keni te drejte mbi gjysmen e te gjithe pasurise se luajtshme apo te paluajtshme te fituar gjate marteses, pavaresisht nese keni qene e punesuar, apo shtepiake. Por pasurite duhet te jene ne bashkepronesi te te dy bashkeshorteve qe te mund te ndahen pas martese. Nese pasuria eshte ne emer te vjehrres tuaj, atehere ju nuk keni te drejte te perfitoni nga kjo pasuri pas zgjidhjes se marteses.

  2. Pershendetje,

    Zgjidhja e marteses mund te realizohet ne dy menyra:
    1. Me marreveshje, perpara noterit, ne te cilen ju bini dakort per te rregulluar te gjitha pasojat juridike qe sjell zgjidhja e marteses (sic jane mbiemri, kujdestaria e femijeve, detyrimi ushqimor, pjestimi i pasurise se perbashket). Me pas me ane te nje kerkese duke bashkengjitur edhe marreveshjen per zgjidhjen e marteses i drejtoheni gjykates se rrethit te vendbanimit te perbashket.
    2. Me ane te kerkesepadise ngritur ne gjykaten e rrethit te vendabanimit te perbashket. Ne kete rast eshte gjykata ajo qe vendos per menyren e rregullimit te pasojave te zgjidhjes se marteses pasi ka degjuar pretendimet e te dyja paleve. Ne kete rast mund te linde nevoja per thirjen e ekspertit si per kujdestarine e femijeve, por edhe me pas, per pjestimin e pasurise se perbashket.

    Per sa i perket, pyetjes suaj ne lidhje me banesne ne te cilen jetoni. Ligji parashikon te drejta te barabarta per te dy bashkeshortet, nen regjimin e pasurise se perbashket martesore, pra pasuria e vendosur me kontributin e bashkeshorteve gjate periudhes se marteses eshte pasuri ne bashkepronesi. Problemtika ne kete rast qendron ne faktin se banesa nuk eshte ne pronesi te asnje prej bashkeshorteve, dhe per rrjedhoje nuk mund te zbatohet ndarja e pasurise se vendosur gjate regjimit te perbashket martesor, edhe pse ju jetoni aty apo mund te keni kontribuar ne ndertimin/blerjen e baneses.
    Nga ana tjeter, nese ju arrini te vertetoni kontributin tuaj mbi kete pasuri te paluajtshme, atehere kjo situate mund te trajtohet si ceshtje civile pronesie me vehte, dhe ju keni te drejte te ngrini pretendimet tuaja ne gjykate.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet