Divorci dhe kujdestaria e femijeve

Pershenetje,

Jam nje nene e 2 djemve 7 dhe 4 vjec. Dua per arsye te ndryshme te ndahem nga bashkeshorti, po kam frike se mos me merr kujdestarine e femijeve. Une vet nuk jam ne pune. Kam shtepine ne emrin tim dhe makinen. Ju lutem me tregoni nese mund te mi marre ai femijet?  dhe mund te perfitoje ai nga makina dhe shtepia ime? Faleminderit,


Qytetari: A. H. Data: 22 April , 2020, Kategoria: Familjare.

2 responses to “Divorci dhe kujdestaria e femijeve”

  1. Elona Mone Elona Mone says:
    1

    Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen tuaj, po ju bej me dije se:
    Procesi gjyqesor per zgjidhjen e marteses mund te iniciohet me kerkesen tuaj si bashkeshorte dhe eshte ne vullnetin e te dyja paleve, pasi kryhet seance pajtimi, nese do vijohet me tej me zgjidhjen e marteses. Ne rast se nuk ekziston mundesi pajtimi midis jush, atehere Gjykata procedon me caktimin e dates per zhvillimin e seances gjyqesore, ku therritet edhe eksperti psikolog e cili jep mendim, pasi pyeten palet dhe analizohet gjendja dhe kushtet familjare, sociale, ekonomike per mirerritjen e femijeve.

    Sipas ligjit, duke marr parasysh moshen e femijeve tuaj, zbatohet parimi i interesit me te larte te femijes dhe duke qene se femijet tuaj jane te mitur, interesi ne rastin konkret eshte qendrimi dhe rritja nga ana e nenes. Nderkohe qe babai mund te kontribuoje me pension ushqimor. Masa e ketij pensioni percaktohet nga gjykata, rast pas rasti, ku mesatarisht shkon nga 15-30 mije leke per te dy femijet, sipas te ardhurave te pales tjeter. Pra, edhe nese ju nuk jeni ne marredhenie pune, gjykata ne perputhje edhe me aktin psikologjik, duke marr parasysh qe femijet jane te mitur, mund te vleresoje qe femijet te qendrojne me nenen.
    Ne lidhje me shtepine duhet te na vini ne dispozicion me teper detaje. Nese shtepia eshte pasuri e vene gjate marteses duhet te procedohet edhe me pjesetimin e pasurise ne nje proces tjeter gjyqesor, pas perfundimit te procesit gjyqesor te zgjidhjes se marteses.

    Perpara se te procedoni me padine per zgjidhjen e marteses, ju sugjeroj:
    – Te vleresoni edhe njehere rrethanat tuaja, nese vertete ka shkaqe te forta qe justifikojne ngritjen e padise per zgjidhjen e marteses.
    – Gjithashtu perpiquni te flisni edhe me bashkeshortin tuaj dhe nese keni pelqimin e tij per dhenien fund te marteses mund te dakortesoni nje marreveshje reciproke, te perbashket, prane nje zyre noteriale. Ne kete marreveshje mund te parashikohen menyrat e rregullimit te pasojave qe vijnë si rrjedhoje e zgjidhjes se marteses qe lidhen me te drejtat, detyrimet, pensionin ushqimor, takimet me femijet dhe gjithashtu edhe ndarjen e pasurise. Pasi te realizoni marreveshjen mund t’i drejtoheni gjykates me nje kerkese te perbashket, ku do te nevojiten vetem dy seanca gjyqesore per te formalizuar ndarjen. Kjo do t’ju kursente kohe, si dhe do t’ju ndihmonte ne lidhje me kostot gjyqesore.

    Faleminderit,

  2. Pershendetje,

    Kujdestaria eshte nje institut sa juridik, aq edhe social. Gjykata merr ne konsiderate shume faktore sic jane, mosha e femijeve, kushtet ekonomike, atashimi social prind- femije, etj.

    Ne lidhje me pasurine qe eshte krijuar gjate marteses, ligji parashikon ndarjen 50/50, por gjykata mund te percaktoje edhe raporte te ndryshme, kjo ne varesi te kontributit te sejcilit bashkeshort.
    Pasuria e krijuar para martese nuk ndahet midis bashkeshorteve, por i takon vetem disponuesit. Edhe pasuria e fituar gjate marteses nga njeri bashkeshort permes dhurimit, trashegimise nuk ben pjese ne pasurine e perbashket bashkeshortore, kur ne aktin e dhurimit ose ne testament nuk percaktohet se ato janë dhene ne favor te bashkesise.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet