Divorci dhe kujdestaria e femijes

Jam ne proces te nje divorci. Per shkak te nje tradhetie bashkeshortore ai kercenon qe nese nuk ia jap vet kujdestarine e femijes tone 2 vjec e gjysme do ma marri me cdo kusht. Cfare mundesie ka ne keto rrethana per ta marr? Flm


Qytetari: I. H. Data: 27 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Divorci dhe kujdestaria e femijes”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Zgjidhja e marteses dhe lenia per rritje dhe edukim te femijve te lindur nga kjo martese, behet me vendim te Gjykates se Rrethit Gjyqesor te vendbanimit ku bashkeshkortet kane patur vendbanimin e tyre.
    Prova qe paraqiten gjate seances gjyqesore nga palet jane: 1. Certifikatat personale; 2. Certifikate familjare, 3. Certifikata e marteses; 4. Cdo prove tjeter e cila provon te ardhurat e prinderve (vertetim pune, llogarite bankare, pasurite e tyre te luajteshme ose te paluajteshme etj).
    Eshte e detyrueshme qe gjate procesit gjyqesor te merret nje ekspert psikolog, i cili do te vleresoje dhe do te hartoje nje akt ekpertimi nepermjet te cilit vlereson gjendjen socio-ekonomike dhe njekohesisht anen psikologjike te femijes (atashimin, raportin me prinderit etj) duke patur parasysh interesin me te larte te femijes.

    Te gjitha keto prova sa me siper, vleresohen ne teresi nga gjykata e cila me pas vendos, duke patur parasysh interesin me te larte te femijes, se cilit prej prinderve do ia lere per rritje dhe edukim femijen e mitur. Lenia per rritje dhe edukim eshte e ndryshme nga heqja e te drejtes se prinderimit. Ish-basheshorti tjeter ushtron te drejtat dhe detyrimet prinderore (takimi me te miturin ne perputhje me kalendarin e caktuar nga gjykata, detyrimi ushqimor etj).
    Ne kushtet ne te cilat ju ndodheni, ish-bashkorti juaj nuk asnje te drejte t’ju vere nen kercenime te tilla (keni te drejten dhe ta denonconi nese e shikoni te arsyeshme, ne varesi te rrethanave).

    Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Ne lidhje me percaktimin e prindit te cilit do t’i besohet rritja dhe edukimi i femijes pas zgjidhjes se marteses eshte gjykata ajo qe vendos, duke u bazuar ne kriterin e interesit me te larte te femijes. Per vleresimin e interesit te femijes, gjykata do te marre ne konsiderate nje seri faktoresh, nder te cilet:
    – Mosha e femijes dhe perkatesia e tij gjinore
    Sipas eksperteve te psikologjise, ne pjesen me te madhe te rasteve, ne vitet e para te femijerise, afeksioni i femijes eshte me i fuqishem ne drejtim te nenes. Kjo pasi ne nje moshe te tille, eshte e kuptueshme qe femija ka me teper nevoje per kujdesin e nenes ne drejtim te rritjes dhe formimit te karakterit.
    – Lidhjet afeksionale te femijes me njerin apo tjetrin prind, si dhe ato te prinderve ndaj femijes;
    – Profili socio-moral i secilit prind; Ky profil nenkupton vleresimin e opinionit publik ne raport me sjelljet e prindit. Nuk paraqet interes cdo sjellje e prindit ne shoqeri, por vetem ato qendrime te prindit, te cilat mund te ndikojne ne edukimin e femijes.
    – Mundesite e secilit prind per edukimin e femijes;
    – Mundesine me te mire per zhvillimin moral, intelektual dhe fizik te femijes;
    – Gjendja shendetsore e femijes;
    – Sjellca e secilit prind ne raport me femijen, para zgjidhjes se marteses;
    – Menyra sesi jane permbushur detyrimet prinderore, para zgjidhjes se marteses;
    – Gjendja shendetsore e prinderve;
    – Mundesite materiale qe ka secili prind, per sigurimin e mirerritjes e edukimit te femijes;
    – Niveli arsimor dhe intelektual i secilit prind;
    – Profesioni i secilit prind dhe angazhimet profesionale te tyre;
    – Siperfaqja dhe kushtet e banimit te secilir prind;
    – Vleresimi i personave me te cilet prindi do te bashkejetoje pas zgjidhjes se marteses, nese nuk do te jetojne te vetem; etj.

    Ekzistenca dhe vertetimi i teresise se faktoreve te sipercituarm nuk eshte i domosdoshem ne cdo rast gjykimi. Gjykata heton dhe vlereson me kujdes rrethanat e ceshtjes tuaj konkrete.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet