Divorci dhe kujdestaria e femijes

Pershendetje,

Jam ne nje proces divorci. Po divorcohemi me mirekuptim deri diku, por tani ish-bashkeshortja kerkon qe femijen tone ta mbaje dhe gjyshja ne fundjave, ne kushtet kur une kam kohe ta shoh vetem ne fundjave.  Dmth me kete kerkese, ajo po perpiqet te me marre nga koha ime per te kaluar me djalin tim. Une dua te di se sa here kam te drejte ta shohe femijen tim ne jave dhe a ka ndonje te drejte gjyshja ne kete mes apo jo? Faleminderit


Qytetari: A. P. Data: 30 November , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Divorci dhe kujdestaria e femijes”

  1. Pershendetje,

    Menyra e ushtrimit te pergjegjesise prinderore mund te caktohet me marreveshje nepermjet prinderve dhe ne te gjitha rastet, kur prinderit nuk bien dakord apo marreveshja e tyre nuk miratohet nga gjykata, menyra e ushtrimit te te drejtave dhe detyrimeve prinderore pas zgjidhjes se marteses, percaktohet nga gjykata. Objekt i kesaj marreveshjeje, nder te tjera, jane edhe rregullat e ushtrimit te marredhenieve vetjake me femijen lidhur me prindin qe nuk banon me te.

    Ne nenin 158 te Kodit te familjes percaktohet se: “Prindi, që nuk i është lënë fëmija për rritje dhe edukim, ruan të drejtën të mbikëqyrë mbajtjen dhe edukimin e fëmijës e për pasojë të informohet dhe të konsultohet për zgjedhjet e rëndësishme që lidhen me jetën e tij. Ai kontribuon në raport me burimet e tij dhe ato të prindit tjetër.
    E drejta e vizitës dhe e banimit, sipas kushteve të përcaktuara nga gjykata, nuk mund t’i refuzohen, veçse për arsye të rënda që dëmtojnë interesat e fëmijës”.

    Pra, sa me siper ushtrimi i pergjegjesise prinderore eshte i perbashket ndermjet midis jush (nena dhe babai i femijes) dhe jeni ju ata te dy qe duhet te dakortesoni ne lidhje menyren e ushtrimit, nder te tjera, edhe mbi modalitetet e ushtrimit te se drejtes tuaj per t’u takuar me femijen, kohezgjatjen, vendin e takimit dhe kohen se kur mund te takoheni me femijen tuaj. Nese ju (prinderit e femijes) nuk arrini te bini dakort per sa me siper, atehere eshte gjykata ajo qe vendos. Per te percaktuar kete, gjykata bazohet ne kriterin e interesit me te larte te femijes. Ne kete proces nuk perfshihen gjysherit. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet