Divorci

Pershendetje!
Dua te divorcohem. Kam depozituar kerkese padine në gjykate. Ish-bashkeshorti nuk ndodhet në Shqiperi, por eshte ne burg ne Itali. A mund te kryhet procesi i divorcit nese ai merr dijeni? Une kam me shume se 3 vite qe nuk jetoj me te. Faleminderit


Qytetari: A. B. Data: 31 October , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Divorci”

  1. 2

    Pershendetje. Per te zgjidhur martesen ne gjykate sipas rregullave te Kodit te Familjes duhet qe se pari te zhvillohet seanca e pajtimit. Kjo seance zhvillohet ne pranine e vetem bashkeshorteve dhe gjyqtarit. Nese pala e paditur nuk paraqitet ne seancen e pajtimit, pavaresisht se ka dijeni rregullisht, gjykata ka detyrimin ta njoftoje edhe nje here. Nese serish, pala e paditur nuk paraqitet, atehere gjykata kalon ne seance gjyqesore duke e konsideruar te ezuaruar perpjekjen per pajtim. Pra ne rastin tuaj, eshte e rendesishme qe bashkeshortit tuaj t’i shkoje njoftimi nga gjykata rregullisht dhe pasi te kryhen dy seancat e pajtimit ne mungese, procesi vijon normalisht dhe ju mund te zgjidhni martese, edhe ne rast se i padituri nuk paraqitet asnjehere.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet