Divorci

Si procedohet per depozitimin e nje kerkese padie per divorc? a mund te me ndihmoni me nje model kerkese padie? Faleminderit,


Qytetari: m. h. Data: 30 October , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Divorci”

  1. Pershendetje,

    Zgjidhja e marteses realizohet nepermjet kerkese padise drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor te vendebanimit te perbashket te bashkeshorteve ose ne vendebanimin e te paditurit. Zgjidhja e marteses mund te realizohet gjithashtu edhe nepermjet nje marreveshje reciproke midis bashkeshorteve, e cila me pas paraqitet ne gjykate.
    Sipas nenit 132 te Kodit te Familjes, secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët.

    Nepermjet kerkesepadise ju mund te kerkoni:
    1. Zgjidhjen e martesës mes paditëses dhe të paditurit;
    2. Lënia e Fëmijës për rritje dhe edukim;
    3. Detyrimi i kontributit financiar për rritjen dhe edukimin e fëmijëve;
    4. Caktimi i të drejtës për takim me fëmijët;
    5. Pjestimi i pasurisë bashkëshortore;

    Bashkëlidhur kërkesë-padisë mund te bashkengjiten edhe keto prova shkresore:

    Certifikata e martesës,
    Certifikata Familjare
    Kopje të kartave të identitetit/certifikata personale të paditëses dhe të të paditurit;
    Certifikatat e lindjes së fëmijëve dhe kopje të kartave të tyre të identitetit;
    Vërtetime të të ardhurave të paditëses dhe të të paditurit;
    Certifikata e pronësisë mbi pasurite e paluajtshme
    Të dhëna bankare etj

    Ne te gjitha rastet ju keshilloj, qe te pajtoni nje avokati.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet