Divorci

Pershendetje,

Jam 22 vjec edhe kam 2 femije. Une jam nga Shqiperia, por kam bere kuroren e marteses ne Kosove. Problemi eshte qe une jetoj ne Zvicer dhe jam ne pritje te dokumentave ketu. Pyetja ime eshte nese mund te divorcohem online? (ketu e kam bere nje gjyq ku kam fituar kujdestarine e femijeve, por une dua te divorcohem ligjerisht).
Ju faliminderit


Qytetari: L. A. Data: 26 October , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Divorci”

  1. 1

    Pershendetje

    Legjislacioni shqiptar nuk parashikon mundesine e zgjidhjes se marteses online. Palet duhet te jene se paku prezent ne seancen e pajtimit.
    Nese ju jeni ne kushtet qe keni bere zgjidhjen e marteses ne nje shtet tjeter me vendim gjykate qe ka marre forme te prere, atehere eshte e nevojshme te behet njohja e vendimit prane Gjykates se Apelit ne Shqiperi dhe vendimi te depozitohet ne zyren e gjendjes civile per te bere ndryshimet perkatese ne elementet e gjendjes civile.

    Nese keni nevoje per nje keshillim te metejshem ligjor, ju mund te telefononi ne nr jeshil falas 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet