Divorci

Përshëndetje. Jam i martuar me shtetase të huaj dhe për arsye të ndryshme dua të divorcohem. Ajo tashmë jeton në Francë dhe unë në Shqipëri. Nuk kam asnjë kontakt më me të se mi ka mbyllur të gjitha. Si mund t’ja bëj për tu ndarë? çfarë dokumentash nevojiten duke patur parasysh që asaj nuk i kam dokument tjetër përveçse kopjes së pasaportës? Faleminderit


Qytetari: A. S. Data: 20 October , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Divorci”

  1. Pershendetje

    Zgjidhja e marteses behet duke iu drejtuar gjykates me kerkese padi.
    Dokumentat e domosdoshme qe nevojiten per zgjidhje martese jane:
    -Certifikate familjare;
    -Certifikate martese;
    -Fotokopje e ID-se/pasaportes;
    -Vertetim adrese;
    -Certifikate personale e femijeve (nese keni femije);

    Shenim: eshte e nevojshme nje adrese e sakte e bashkeshortes pasi nje prej elementeve per mbarevajtjen e procesit eshte marrja dijeni e paleve.

    Ne rast se nga martesa keni femije dhe do kerkoni kujdestarine e tyre, kjo kerkese duhet te shoqerohet me dokumenta qe provojne se lenia e femijeve ne kujdestarine tuaj, eshte ne interesin me te larte te femijes. Ne cdo rast, kur nga martesa ka femije, per ta behet edhe nje ekspertim psikologjik nga nje eksperte psikologe e caktuar nga gjykata.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet