Divorci ne mungese te njeres pale

Pershendetje,

A mund te behet divorci pa pranine e njeres pale? Cifti ka vite qe konkretisht jeton i ndare. Cila eshte procedura me e lehte per te bere divorcin? Nese jetojne shume vite te ndare dhe njera pale nuk don t’i jape divorcin pales tjeter, si veprohet? Faleminderit


Qytetari: L. N. Data: 28 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Divorci ne mungese te njeres pale”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne kushte ne te cilat ju ndodheni mundesia per hartimin e nje marreveshje mbi zgjidhjen e marteses duket e pamundur. Ne keto kushte do te ndiqet menyra me e zakonshme e zgjidhjen se marteses, me kerkesen e njerit bashkeshort, i cili kerkon zgjidhjen e e marteses duke depozituar ne gjykaten perkatese (ne perputhje me nenin 51 te Kodit te pr. civile) kerkespadine se bashku me dokumentat perkates. Nese palet kane shume vite te ndare, mbi 3 vite qe nuk bashkejetojne bashke dhe martesa e ka humbur qellim e saj, bashkëshorti që kërkon zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët, duhet të paraqesë në gjykatë një kërkesëpadi.
    Ne te dyja rastet gjykata fillimisht cakton nje seance pajtimi e cila behet vetem ne prani te paleve ne perputhje me parashikimet e nenit 134-136 te Kodit te Familjes.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet